LAJMI I FUNDIT:

Reagon Rumania, pasi u raportua që raketat ruse kaluan mbi hapësirën ajrore të vendit Ballkanik para se të hynin në Ukrainë

Reagon Rumania, pasi u raportua që raketat ruse kaluan mbi hapësirën ajrore të vendit Ballkanik para se të hynin në Ukrainë

Raketa ruse që kaloi në hapësirën ajrore të Moldavisë nuk arriti në Rumani, tha ministria e mbrojtjes e vendit.

Ministria tha gjithashtu se sistemi i tij i mbikëqyrjes ajrore kishte detektuar atë që dukej si një raketë lundrimi e lëshuar nga një anije ruse pranë Krimesë.


“Sistemi i mbikqyrjes ajrore i Forcave Ajrore Rumune zbuloi një objektiv ajror të nisur nga Deti i Zi nga një anije e Federatës Ruse, pranë Gadishullit të Krimesë, me shumë mundësi një raketë lundrimi, e cila evoluoi në hapësirën ajrore të Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe u rihyri në hapësirën ajrore të Ukrainës pa ndërprerë, në asnjë moment, hapësirën ajrore të Rumanisë”, tha ministria.

“Pika më e afërt e trajektores së objektivit me hapësirën ajrore të Rumanisë u regjistrua nga sistemet e radarit afërsisht 35 kilometra në verilindje të kufirit”.

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se dy raketa ruse kaluan në hapësirën ajrore rumune dhe moldave përpara se të hynin në Ukrainë sot.

Gjenerali ukrainas Valeriy Zaluzhnyi tha se dy raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi kishin hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe më pas fluturuan në hapësirën ajrore rumune. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori