LAJMI I FUNDIT:

Reagon Prokuroria: Deputetët të përmbahen nga deklarimet e pavërteta

Reagon Prokuroria: Deputetët të përmbahen nga deklarimet e pavërteta

Edhe Prokuroria e shtetit ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetit Rexhep Selimi, duke thënë se këto fjalime politike përbëjnë një praktikë negative të cilat dëmtojnë drejtuesit e institucioneve dhe zbatimin e ligjit.

Prokuroria e shtetit ftoi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që të përmbahen nga deklarime të pavërteta dhe në kundërshtim me vendimet legjitime të organeve shtetërore.

Selimi: Inspektorati i Policisë dhe Departamenti për Krime Ekonomike, shenjë e qartë e kapjes së shtetit
Lexo po ashtu Selimi: Inspektorati i Policisë dhe Departamenti për Krime Ekonomike, shenjë e qartë e kapjes së shtetit
Reagon Policia: Deklarimet e Rexhep Selimit, të pavërteta dhe tendencioze
Lexo po ashtu Reagon Policia: Deklarimet e Rexhep Selimit, të pavërteta dhe tendencioze

Lexoni të plotë reagimin e Prokurorisë:

“Duke respektuar funksionin të cilin e kryen deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Prokurori i Shtetit rikujton se organet kompetente kushtetuese vendore (të mbikëqyrura nga EULEX-i) kanë nxjerrë vendim ligjor i cili vërteton se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumëzi,  e ka dhënë në mënyrë të rregullt provimin e jurisprudencës.

Andaj ftojmë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që të përmbahen nga deklarime të pavërteta dhe në kundërshtim me vendimet legjitime të organeve shtetërore. Këta përfaqësues do të duhej të promovojnë respektimin  e ligjit dhe vendimeve të organeve shtetërore dhe jo të japin deklarata paushall, të pabazuara dhe qëllimisht tendencioze.

Këto fjalime politike përbëjnë një praktikë negative të cilat dëmtojnë drejtuesit e institucioneve dhe zbatimin e ligjit nga institucionet e pavarura kushtetuese si dhe mund të konsiderohen ndërhyrje në kryerjen e funksioneve në mënyrë të pavarur dhe objektive, mbi parimet e ligjshmërisë dhe barazisë para ligjit.

Në fund sigurojmë se institucioni i Prokurorit të Shtetit, nuk do të mbështes asnjë individ që ka shkelur apo do ti shkel ligjet e këtij vendi, por Prokurori i Shtetit punon dhe do të vazhdojë të punoj në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjit e jo sipas pritjes së personave të caktuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori