LAJMI I FUNDIT:

Reagon MPJ: Vendet në të cilat thirret Serbia mohojnë të kenë tërhequr njohjet për Kosovën

Reagon MPJ: Vendet në të cilat thirret Serbia mohojnë të kenë tërhequr njohjet për Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Unioni i Komoreve, “është vendi i radhës që ka tërhequr njohjen për Kosovën”.

Në reagim thuhet se Republika e Kosovës është duke përcjellë me kujdes fushatën agresive dhe jo demokratike të Serbisë në funksion të propagandës dhe përhapjes së lajmeve të rreme në rajon dhe më gjerë.


“Në kuadër të kësaj fushate, me qëllim të bërjes së saj sa më të besueshme dhe me efikase, e njëjta, viteve të fundit nuk ka ngurruar të përfshihet edhe në marrëdhënie që cenojnë ligjin ndërkombëtar, sikurse është dhurimi i armëve regjimeve të cilat supozohet se do të mund t’i shfrytëzonin ato për projektim të dhunës në shtypje të pakënaqësive qytetare”.

“Po ashtu, Serbia po keqpërdorë edhe reputacionin e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën, duke përdorë logjiken e regjimit të Millosheviqit, me të cilën propaganda dhe mashtrimi synohej ta zëvendësonin realitetin”.

“Në këtë frymë, edhe sot Serbia në bashkëpunim me mediat e instrumentalizuara përhapi lajmin e rremë, se gjoja Unioni i Komoreve paska tërhequr njohjen për Kosovën”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme siguron publikun se posedon informacion dhe korrespondencë nga burime të shumëfishta kredibile, nga akterë globalë, informacion i cili ri-konfirmon atë që është pohuar gjithnjë, që vendet në të cilat thirret Serbia, e mohojnë të kenë marrë apo të konsiderojnë të marrin vendim për tërheqje të njohjes.

“Më saktësisht të gjitha vendet në të cilat thirret Serbia, kanë konfirmuar që bëhet fjalë për lajme të rreme, dhe se njohjet e tyre konform praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare janë akte të pakthyeshme”, thuhet tutje në reagim.

Pavarësisht kësaj, MPJ vlerëson se Kosova nuk do të qëndrojë indiferente përballë një Serbie agresive, e cila debatin tonë të brendshëm institucional në lidhje me afirmimin ndërkombëtar, në lidhje me anëtarësimin në organizata, në lidhje me dialogun, provon ta interpretoj si dobësi.

“Kundrejt kësaj Serbie jashtë kontrolli, rreziku me të cilën përballët Kosova është zhytja në debate jo produktive dhe pa rezultate. Serbia do të ndalet vetëm atëherë kur e kupton që përkundër debatit institucional ne vazhdojmë të veprojmë në unitet”, përfundohet në reagimin e MPJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori