LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e pesë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, reagon ministri Likaj

Dorëheqja e pesë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, reagon ministri Likaj

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka reaguar pas dorëheqjes së pesë anëtarëve (dy vendorë dhe tre ndërkombëtarë) të Këshillit Shtetëror të Cilësisë KSHC-së.

Në njoftimin për media thuhet se ministri Likaj është përpjekur që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike në funksionimin e AKA-së, përfshirë këtu edhe punën e KSHC-së.


“Ministria e Arsimit dhe Shkencës po monitoron nga afër situatën e krijuar së fundmi, pas dorëheqjes së pesë anëtarëve (dy vendorë dhe tre ndërkombëtarë) të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.  E ndjej si obligim të ofroj këndvështrimin tim dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës lidhur me këto dorëheqje.  Si Ministër u emërova në qershor të vitit 2020 dhe që nga emërimi im ne si MASh kemi siguruar mbështetjen e plotë për punën e pavarur të AKA-së dhe jemi përpjekur të sigurohemi që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike në funksionimin e AKA-së, përfshirë këtu edhe punën e KSHC-së”, ka thënë Likaj.

Japin dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë
Lexo po ashtu Japin dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Sipas tij, janë ndërmarrë disa veprime për të siguruar mbështetje dhe pavarësi të AKA-së.

“Ne kemi ndërmarrë disa veprime për të siguruar atë mbështetje dhe pavarësi për AKA-në, ndër to:

-Themelimi i Komisionit të Ankesave të AKA-së (tashmë operacional dhe funksional);

– Procedurat intensive për zhvillimin dhe finalizimin e ligjit të ri për AKA-në (drafti përfundimtar veçse ka dalë për konsultim paraprak publik);

-Kemi mbështetur zhvillimin e Strategjisë së AKA-së (procesi është në vazhdimësi). Për më tepër, aktualisht me Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Kryeministrit ne po punojmë ngushtë për të siguruar ambiente të reja dhe rekrutimin e stafit të ri për AKA-në në mënyrë që të sigurohemi që shërbimet që ofrohen nga AKA-ja të jenë cilësore”.

Likaj ka thënë se të gjitha këto, i kanë bërë me qëllimin që AKA të kthehet atje ku i takon (anëtarësimi në ENQA).

ORCA: Dorëheqja e anëtarëve të KSHC-së, e pritshme por e panevojshme në këtë kohë
Lexo po ashtu ORCA: Dorëheqja e anëtarëve të KSHC-së, e pritshme por e panevojshme në këtë kohë

“Si dhe për të mundësuar që ajo të punojë në pavarësi të plotë dhe në përputhje me ESG-të për sigurimin e cilësisë (veçojmë pikën 3.3 Pavarësia: Agjencitë duhet të jenë të pavarura dhe të veprojnë në mënyrë autonome. Ato duhet të kenë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre dhe rezultatet e këtyre veprimeve pa ndikimin e palëve të treta)”, tha tutje Likaj.

Siç thuhet në njoftim, ministri Likaj është i befasuar me këto dorëheqje si dhe nuk ka qenë në dijeni për arsyet e prezantuara në letrën e dorëheqjes së anëtarëve ndërkombëtarë.

“Më lejoni të theksoj se, unë si Ministër, jam i befasuar me këto dorëheqje dhe nuk kam qenë në dijeni për arsyet e prezantuara në letrën e dorëheqjes së anëtarëve ndërkombëtarë. Nëse këto arsye do të më ishin prezantuar, unë do të isha angazhuar në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballeshin dhe do të kisha shikuar mundësinë për t’i mbështetur ata. Së fundmi, unë dua t’iu garantoj të gjithëve se do të mbetem i përkushtuar për të siguruar pavarësinë e vendimmarrjes së institucioneve të pavarura brenda sektorit që drejtoj dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejoj të minimozohet puna dhe angazhimi i përbashkët për të rritur cilësinë e arsimit tonë”, tha ministri Likaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori