LAJMI I FUNDIT:

Japin dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Japin dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert Amato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo, kanë dhënë dorëheqje.

Siç mëson Telegrafi ata kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit, ndërkaq nga Këshilli shtetëror të cilësisë ndaj tyre është iniciuar procedim penal në Prokurori.

Pas dorëheqjes së tre anëtarëve kanë dhënë dorëheqje edhe kryetari i Bordit të KShC-së, Gazmend Luboteni dhe nënkryetarja Vjollca Krasniqi, të cilës edhe ashtu i skadonte mandati brenda një muaji.

Një letërkëmbim ndërmjet anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të KSHC-së dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilin e posedon Telegrafi, anëtarët ndërkombëtarë kanë dhënë arsyet e tyre pse nuk duhet të deklarojnë pasurinë e fituar në vendet e origjinës.

Në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre, madje në përgjigjen e AKK thuhet se lënda e tre anëtarëve ndërkombëtarë të KSHC-së është dërguar në Prokurorinë e Kosovës.

Reklama

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale.

Madje Agjencia Kundër Korrupsionit ka konfirmuar se sipas legjislacionit në fuqi, mosdeklarimi i pasurisë përbën vepër penale dhe për këtë arsye lënda e tre anëtarëve ndërkombëtarë të KShC-së, është dërguar në Prokurori për të proceduar më tutje.

Bordi i KShC-së përbëhet prej 9 anëtarëve, prej të cilëve tre anëtarëve janë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Lajme
Pagat në sektorin publik me ligjin e ri, shtesat e ankesat për koeficientët, MPB me njoftim për qytetarët

Pagat në sektorin publik me ligjin e ri, shtesat e ankesat për koeficientët, MPB me njoftim për qytetarët

Lajme
Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Lajme
Djegia e veturave në veri, Haradinaj: Vuçiq të heq dorë nga destruktiviteti, BE dhe SHBA ta mbrojnë marrëveshjen e Ohrit

Djegia e veturave në veri, Haradinaj: Vuçiq të heq dorë nga destruktiviteti, BE dhe SHBA ta mbrojnë marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Lajme
Kalo në kategori