Organizata ORCA ka reaguar pas dorëheqjes së pesë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
“Sot kanë dhënë dorëheqje 5 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë apo siç njihet Bordit të Agjencisë së Kosovës. Tre nga të dorëhequrit janë anëtarët ndërkombëtarë të cilët nuk janë njoftuar me kohë për detyrimin sipas ligjeve të Kosovës, që si zyrtarë të lartë ta deklarojnë pasurinë e tyre. ORCA respekton qëndrimin e tyre për ruajtje të privatësisë së tyre, por po ashtu thekson se ligjet duhen respektuar për të gjithë njëjtë. ORCA mendon se ky detyrim duhet ose të hiqet për anëtarët ndërkombëtarë në të ardhmen ose të gjenden anëtarë ndërkombëtarë që pranojnë ta deklarojnë pasurinë para se të emërohen në pozitë”, thuhet në reagimin e ORCA-s.
ORCA ka shtuar se dorëheqja e dy anëtarëve vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gamend Lubotenit dhe Vjollca Krasniqit, ka qenë e panevojshme në këtë kohë, e sdimos e Krasniqit që sipas ORCA-s mandati i saj do të përfundonte në muajin prill 2021.
“Vlen të theksohet se anëtarët e dorëhequr nuk njihen për rol konstruktiv brenda KShC-së, për më tepër ata kanë luajtur rol aktiv në tentimin për ta ndalur monitorimin e KShC-së nga shoqëria civile dhe mediet. Dorëheqjet e tyre si Kryetar dhe Nënkryetare do të kishin më shumë kuptim në të kaluarën kur Agjencia pati dështuar të kryente funksionet e saj.
ORCA i kërkon Qeverisë në detyrë që të mos bëjë asnjë hap tutje në drejtim të emërimit të anëtarëve të rinj. Siç dihet, emërimi i anëtarëve të rinj duhet të kalojë përmes Kuvendit të Republikës dhe kjo kërkohet me Nenin 7, pikën 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovës, çka është e pamundur të ndodhë deri pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Edhe ashtu anëtari Binak Beqaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i emëruar nga kjo Qeveri nuk ka kaluar nëpër Kuvend, çka e bën atë anëtar ilegal dhe i cili do të ishte mirë të jepte dorëheqje po ashtu”, thuhet në reagim.
Qeveria e re duhet ta ketë top-prioritet emërimin transparent të anëtarëve të rinj dhe miratimin e tyre në Kuvend sipas ligjeve në fuqi.
ORCA do të vazhdojë ta mbështes Agjencinë e Akreditimit dhe administratën e saj në kryerjen e funksioneve të veta ditore në menaxhimin e procesit të akreditimit, i cili mund të vazhdojë pa asnjë pengesë deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për “Rastin e 53 milionë eurove”, dëshmitari thotë se pagesa është kosto që doli si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Senatori Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Gjykimi për "Rastin e 53 milionë eurove”, dëshmitari thotë se pagesa është kosto që doli si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr