LAJMI I FUNDIT:

Reagon MASHT: Raporti financiar i MASHT-it për vitin 2016 ndër më të mirët

Reagon MASHT: Raporti financiar i MASHT-it për vitin 2016 ndër më të mirët

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj  shkrimit të publikuar nga Agjencia e lajmeve Kosovapress me titull “Ministrisë së Arsimit i dalin skandalet në shesh”, në të cilin pretendohet të vihen në pah gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) në MAShT gjatë vitit 2016.

Në reagimin e MASHT-it thuhet se “me qëllim të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik, Raporti i Auditimit për raportin financiar vjetor të MAShT për vitin 2016, është vlerësuar si njëri nga raportet më të mira të institucioneve shtetërore, vlerësim të cilin e ka dhënë edhe vet Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)”.


Auditori gjen shumë shkelje në Ministrinë e Arsimit
Lexo po ashtu Auditori gjen shumë shkelje në Ministrinë e Arsimit

Reagimi i plotë i MASHT-it:

ZKA ka konstatuar se MAShT ka realizuar buxhetin në masën më të mirë të mundshme dhe ka treguar performancë të mirë buxhetore.

MAShT i ka marrë me prioritet trajtimin dhe zbatimin e rekomandimeve të vitit paraprak, pjesa më e madhe e të cilave janë zbatuar dhe një pjesë tjetër janë në proces të zbatimit.

Megjithatë, sqarojmë se:

1. Gjetjet e vogla në universitetet publike janë përgjegjësi ekskluzive e menaxhmenteve të universiteteve dhe hyjnë në kuadër të autonomisë financiare dhe menaxheriale të tyre (pagesat dhe kompenzimet e stafit akademik).

2. Lidhur me pozitat të cilat mbulohen me “Ushtrues detyre” në MAShT dhe agjenci ekzekutive, MAShT sqaron se kjo çështje është e rregulluar me kuadrin ligjor në fuqi dhe një pjesë e tyre janë në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore të zyrtarëve që i kanë mbajtur këto pozita.

3. Sa i përket projekteve kapitale, të cilat janë të filluara nga viti 2009, ZKA me të drejtë i ka pasqyruar projektet e përfunduara dhe ato në përfundim e sipër dhe MAShT e ka theksuar vazhdimisht se mungesa e buxhetit të mjaftueshëm në njërën anë dhe neglizhenca e kompanive të caktuara nga ana tjetër, kanë qenë arsyet e vonesave të paraqitura në këtë drejtim.

4. Vet raporti i ZKA-së potencon se MAShT ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura që librat shkollor të rikategorizohen përmes Ligjit për Buxhetin nga Ministria e Financave dhe Kuvendi i Kosovës, ndërsa po ashtu i njëjti thekson që MAShT ka zbatuar rekomandimin më të rëndësishëm të vitit të kaluar që lidhet me rregullimin e procedurës së shpërndarjes së teksteve shkollore.

 Prandaj, MAShT konsideron se titulli i këtij shkrimi nuk përkon me përmbajtjen e Raportit të ZKA-së, raport për të cilin menaxhmenti i lartë i MAShT ndihet i kënaqur që ka arritur që ky dikaster të vlerësohet si një nga institucionet me performancën më të mirë buxhetore dhe me raportin më të mirë të 10 viteve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori