Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot ndaj siç thotë akuzave dhe presioneve që po i bëhen në mënyrë publike Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ) për listat e kandidatëve të subjekteve politike, të cilët kanë probleme me ligjin.
Sipas një reagimi për media, KMLDNJ thotë se KQZ-ja është duke iu nënshtruar një presioni të palejueshëm e që ndikon në mbarëvajtjen e punës, ndërsa ka kërkuar që Policia e Kosovës të hetojë të gjitha kërcënimet eventuale ndaj KQZ-së dhe sipas tyre nëse paraqitet nevoja të sigurojë kushte për punë të papengueshëm.
KMDLNJ po ashtu thotë se tërë këtë kaos e ka bërë GJK, me një vendim kontravers që ka krijuar hapësirë të interpretimit sipas interesit politik dhe zbatimit të standardeve të dyfishta.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të KMLDNJ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) është institucioni kryesor dhe autoriteti i vetëm që me Ligj ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, qofshin ato lokale apo të përgjithshme. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, KQZ po i nënshtrohet një presioni të palejueshëm e që ndikon në mbarëvajtjen e punës. Presioni është krejtësisht i natyrës politike e që, për qëllim e ka nënshtrimin e KQZ-së ndaj subjekteve të caktuara politike.
Me një vendim krejtësisht politik të Gjykatës Kushtetueses të Kosovës, sepse pati efekte dhe pasoja politike, vendi dhunshëm shkoi në zgjedhje të parakohshme ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat ta çojë vendin në zgjedhje.
Po ky vendim, që sipas KMDLNj –së është krejtësisht politik, u sanksionuan me mospjesëmarrje në zgjedhje të përgjithshme 47 kandidatë për faktin se kishin një vendim të formës së prerë për vepra penale, pa u specifikuar natyra e veprave, në 3 vitet e fundit. Nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u prekën thuaja të gjitha subjektet politike në Kosovë, kush më shumë e kush më pak.
Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilën pamundësohej pjesëmarrja në zgjedhje të gjithë atyre që ishin dënuar, subjektet politike i përfshinë ata kandidatë në lista për zgjedhje duke i renditur, qoftë si bartës të Listës ( LVV ) apo në majat e listave ( AAK ) dhe Nisma gjithnjë duke patur parasysh faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakundërshtueshme dhe se nuk ka adresë tjetër ku mund të kërkohet drejtësi përjashtuar Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur ku Kosova nuk ka qasje.
Tërë këtë kaos e ka bërë GJK, me një vendim kontravers që ka krijuar hapësirë të interpretimit sipas interesit politik dhe zbatimit të standardeve të dyfishta me ç’rast pranohet vendimi që vota e Et’hem Arifit të shpallet e pavlefshme e të rrëzohet qeveria Hoti kurse vendimi për ndalim në zgjedhje për 47 kandidatë me precedencë penale, nuk pranohen. Ky është rast tipik i përpjekjes për legalizim të përdorimit të standardeve të dyfishta!
Vendimet e GJK janë të detyrueshme edhe për KQZ-në andaj janë të papranueshme sulmet që i bëhen KQZ-së, së pari për vendimin për verifikimin e votuesve nga diaspora kurse tani pse nuk i certifikon kandidatët që janë subjekt i trajtimit në vendimin e Gjykatës Kushtetuse të Kosovës.
Ta përdorësh këtë si pretekst se KQZ qenka i “’kapur “ është pandershmëri e skajshme aq më parë që në KQZ-ë, përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike, sipas forcës politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës sikur edhe nga shoqëria civile.
KMDLNj kërkon të ndalen sulmet dhe kërcënimet ndaj KQZ-së, anëtarëve të KQZ-së sikur edhe kryetares, znj. Valdete Daka në mënyrë që të mos pengohet puna e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
KMDLNj, gjithashtu kërkon që policia e Kosovës të hetojë të gjitha kërcënimet eventuale ndaj KQZ-së dhe, nëse paraqitet nevoja të sigurojë kushte për punë të papengueshme .
Subjektet politike duhet të tregohen të përgjegjshme dhe të zbatojnë vendimet e KQZ-së, pasi t’i kenë shfrytëzuar rrugët ligjore dhe të mos lejojnë zbatim të standardeve të dyfishta. Pikërisht këta, me shembullin e tyre duhet të tregojnë se janë për ligjin, shtet të së drejtës dhe shtet ligjor pavarësisht forcës politike, përkatësisë partiake, etnike etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City