LAJMI I FUNDIT:

Reagon BE-ja: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë, i bëjmë thirrje të përmbahet nga veprime të tilla

Reagon BE-ja: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë, i bëjmë thirrje të përmbahet nga veprime të tilla

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me veprimet e fundit të autoriteteve serbe, të cilat kanë bllokuar hyrjen e qytetarëve nga Kosova në pikat kufitare serbe, duke e quajtur si shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar ekskluzivisht për Telegrafin se institucionet evropiane janë duke monitoruar ngushtë situatë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes,” ka deklaruar Stano.


Ai theksoi se Bashkimi Evropian se pret nga të dyja palët që të zbatojnë me përkushtim detyrimet e tyre në kuadër të dialogut, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese.

“Ne gjithashtu presim që palët të sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e dialogut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin,” ka shtuar zëdhënësi Stano, duke bërë thirrje për një qasje konstruktive dhe të përgjegjshme.

Institucionet kosovare kanë etiketuar veprimin si përpjekje për hakmarrje nga Serbia, në përgjigje të votimit pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë Asamblesë së fundit Parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

Lajme
Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj 5 policëve

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj 5 policëve

Drejtësi
Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Lajme
Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas

Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas

Politikë
Kalo në kategori