Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraqini-Kelmendi ka thënë se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është i pamatur karshi një televizioni shumëvjeçar, të etabluar e me programacion gjithëpërfshirës.
Ajo ka shkruar në Facebook se nuk mbyllet televizioni si dhe nuk mund të revokohet licenca e transmetimit nga ana e asnjë organi të qeverisë ngase siç ka shtuar ajo televizioni i jep përgjegjësi vetëm Komisionit të Pavarur për Media.
“Televizioni si koncept është institucion! Dhe kur ke të bësh me një institucion, atëherë edhe hapat karshi tij nuk duhet të bëhen në mënyrë arbitrare!”.
“Në hetime mund të dërgohen bartësit e regjistrimit e jo Televizioni , stafi e programi! Nuk mbyllet e ndalohet Televizioni! Nuk revokohet licenca e transmetimit nga ana e asnjë organi të qeverisë ngase Televizioni i jep përgjegjësi vetëm KPM (Komisionit të Pavarur të Mediave) !”.
“Mund të ndalet puna e administratës, e pagesave deri në sqarimin e situatës, por jo e gazetarëve dhe transmetimit!. Deri sa KPM nuk ka gjetur ndonjë shkelje që ka të bëjë me transmetimet dhe programacionin kjo nuk mund të bëhet!
“Prandaj të gjithë ata që mendojnë se është i kollajshëm rrënimi dhe mbyllja e një Televizioni shumëvjeçar e kanë gabim!”.
Drejtuesja e televizionit 21 thekson mes tjerash se puna e televizionit Klan Kosova është publike dhe ka audiencën e vet dhe “nuk mund të vlerësohet nga shkrimet e kundërshtareve të FB ose të atyre qe nuk e duan pronarin!”
“Pa hyrë më tutje ne argumentime të kota populiste vlerësoj se mënyra e veprimit është e rrezikshme për pavarësinë mediale të Kosovës! Spektri medial në Kosovë është shumëngjyrësh dhe këtu qëndron edhe fuqia mediale e Kosovës por edhe demokracia funksionale e një vendi”.
“Nëse tentohet që të pushohet puna e një mediumi të madh, kjo dëshmon përpjekje të kontrollit të hapësirës mediale të Kosovës, me këtë edhe të fjalës e shprehjes së lirë! Cenimi i fjalës e shprehjes së lirë është fillimi i fundit të demokracisë së këtij vendi!”
“Zbatimi i politikës së këtillë karshi medias na bën t’ i ngjajmë Serbisë, e cila së fundi po vepron në të njëjtën mënyrë karshi dy- tri mediumeve të fundit të pavarura atje! Së fundi, televizionet shumëvjeçare në Kosovë, janë pjesë e ndërtimit dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale e shtetërore të Kosovës! Janë hisedar në ndërtimin e shtetit dhe i takojnë Kosovës. Jo politikanëve dhe vendimmarrjes së tyre për t’ i mbyllur apo hapur ato kur ata duan!”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Petrol Company po ofron super shpërblime

Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Pas Bankës Botërore, edhe FMN largon Kosovën nga grupi i vendeve me situata të brishta

Hallakate ofron 50% zbritje në trajnimin për Social Media Management me Inteligjencë Artificiale

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë