LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Avdyli përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje

Haxhi Avdyli përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare, pasi vota e deputetit Etem Arifit nuk ishte legjitime.

Avdyli ka shpërndarë një fotografi me u.d e presidentes Vjosa Osmani, teksa ka shkruar se më nuk do të ketë linçime e poshtërime, transmeton Telegrafi.


“S’ka më më linçime, poshtërim, përjashtim nga ata që me marrëveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Qytetari i kuptoi të gjitha, s’mashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste , sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër Vjosa Osmani”, ka shkruar ai në Facebook.

Kushtetuesja hedh poshtë votën e deputetit Arifi, vendi shkon në zgjedhje
Lexo po ashtu Kushtetuesja hedh poshtë votën e deputetit Arifi, vendi shkon në zgjedhje

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori