LAJMI I FUNDIT:

Reagon ASHNA – Mohon raportimet se ka patur vjedhje të radarëve në Aeroportin e Prishtinës

Reagon ASHNA – Mohon raportimet se ka patur vjedhje të radarëve në Aeroportin e Prishtinës

Pasi në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve në Aeroportin e Prishtinës ka reaguar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA),e cila ka njoftuar se nuk ka ndodhë vjedhje e pjesëve të radarëve dhe asnjë lloj vjedhje në këtë institucion.

ASHNA përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se rasti i raportuar si vjedhje e pajisjeve të radarëve nuk ka ndodhur në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe se operimet në ASHNA, janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe planit të operimeve dhe standardeve të larta të sigurisë.


Vidhen pajisje mekanike të radarëve në Aeroportin e Prishtinës
Lexo po ashtu Vidhen pajisje mekanike të radarëve në Aeroportin e Prishtinës

“Ky sqarim vie pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti. Edhe njëherë ASHNA sqaron për opinionin publik se rasti i raportuar si vjedhje e pajisjeve të radarëve nuk ka ndodhur në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe se operimet në ASHNA, janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe planit të operimeve dhe standardeve të larta të sigurisë, ku vetëm sot janë të planifikuara mbi 50 operime në ASHNA”, thuhet në statusin e tyre të publikuar në Facebook.

Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më datë 27 janar, ndërsa raportimi është bërë të premten.

“27.01.2021-NN. Më 29.01.2021 nga Njësitet Doganore është raportuar se janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policor”, thuhet në raportin 24 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori