Reagimi i Rudigerit tregon më së miri bukurinë e golit të Sturridges

Liverpooli shpëtoi nga humbja e parë sezonale në Ligën Premier.
Daniel Sturridge shënoi në minutën e 89-të një gol fantastik nga distanca për barazimin 1-1 ndaj Chalseat.
Por, bukurinë e këtij goli më së miri e tregon reagimi i mbrojtësit të Bluve, Antonio Rudiger.
Gjermani pas golit thjesht buzëqeshi bashkëlojtarëve dhe bëri me shenjë nga sulmuesi anglez i Reds se gjuajta e tij ishte thjesht e pandalshme.
Nga shtatë takimet e para në PL skuadra e Jurgen Klopp ka vetëm një barazim, ashtu si ajo e Pep Guardiolas.
Të dy këto skuadra në xhiron tjetër përballën në mes vete, kështu do të jetë një ndeshje për mos t'u humbur.
Chelsea në ndeshjen tjetër është mysafir i Southamptonit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































