Princi Charles që ka qenë duke shkuar në një organizim që po zhvillohej në një park në Londër, ka zgjuar kureshtjen e dy burrave.

Ata ishin duke vrapuar kur e kanë kthyer kokën prapa me habi, për të parë nëse vërtetë aty ishte aristokrati 67-vjeçar, transmeton Telegrafi.


Fotografia e tyre duke shikuar të çuditur, ka bërë xhiro në rrjete sociale duke marrë shumë pëlqime.

Reagimi i vrapuesve që kaluan pranë princit foto 2

Në fakt, ata nuk janë të vetmit që janë habitur. Shumë njerëz që ndodheshin në park, nuk besonin se e kanë afër një pjesëtar të familjes së ngushtë mbretërore.

Reagimi i vrapuesve që kaluan pranë princit foto 3

Mësohet se ai është ftuar në një organizim, që së bashku me fëmijë të mbjell lule dhe fidanë, për të shtuar natyrën e gjelbër në vend. /Telegrafi/

Reagimi i vrapuesve që kaluan pranë princit foto 4

Reagimi i vrapuesve që kaluan pranë princit foto 5