LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Ditmir Bushatit pas largimit nga posti drejtues i PS-së

Reagimi i Ditmir Bushatit pas largimit nga posti drejtues i PS-së

Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtues socialist në qarkun e Shkodrës, këtë detyrë do ta mbajë Valdrin Pjetri.

“Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, Qarkun do e drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës”, u shpreh kryeministri  Edi Rama.


Por ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Asamblesë PS-ës u shpreh se “nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për çfarë çështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj. Të jeni të bindur se mungesa e ofiçit më bën të jem më i vendosur për të çuar përpara idetë për të ardhmen tonë”.