Ka dy vite që tema e demarkacionit me Malin e Zi është njëra ndër çështjet më të rëndësishme politike në vend.
Kishte nisur me protesta në Kuvend e jashtë tij dhe gaz lotsjellës, duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës e Malit të Zi për çështjen e kufirit shtetëror në mes dy vendeve.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ndër vendimet e para që kishte marrë si shef i Qeverisë, ishte shkarkimi i Komisionit shtetëror për demarkacion në krye me Murat Mehën dhe emërimi i Komisioni të ri, në krye të të cilit është ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.
Të hënën Komisioni aktual Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane për gjetjet e tij në lidhje me demarkacionit e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Në lidhje me këtë raportim, anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian kanë reaguar duke thënë se në këtë paraqitje nuk janë prezantuar gjetje të reja.
Pas këtij raportimi në Kuvend, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një deklarate për media ka thënë se është e zhgënjyer nga raportimet e Komisionit të ri.
Sipas Ambasadës Amerikane, pohimet e këtij komisioni janë të pabazuara, çorientuese dhe të gabueshme.
Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për Telegrafin tregoi se qëndrimi i PDK-së për demarkacionin është shumë i qartë dhe nuk ka ndryshuar gjë.
Ndërsa, lidhur me këtë çështjen e Demarkacionit, deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Komisioni është në rrugë të mbarë.
Sipas tij, reagimet e jashtme që vijnë ndaj këtij Komisioni janë para-presione të panevojshme.
“Mendoj që të gjitha të tjerat, nga kushdo që vijnë, janë presione të panevojshme dhe neve na lënë për të kuptuar që ka ndonjë presion të mundshëm”, tha Hoti.
Deputeti Hoti nga partia NISMA, gjithashtu tha se e mbështesin raportin e Komisionit aktual Shtetëror për të ardhur deri te e vërteta.
“Presim raportin përfundimtar të Komisionit Shtetëror dhe nuk kemi asnjë dilemë për prezantimin e raportit të plotë me të gjitha informacionet e nevojshme zyrtare, derisa ta kompletojnë këtë raport. Mbështesim raportin e Komisionit aktual shtetëror për të ardhur deri tek e vërteta lidhur me demarkimin e Malit të Zi, se çka ka ndodhur dhe cila është e vërteta”, theksoi ai, për Telegrafin.
Ndërsa, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në prononcimin dhënë Telegrafit tha se nuk e komentojnë deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi theksoi se Qeveria ‘Haradinaj’ e ka rastin dhe kohën e mjaftueshme që të argumentojë pretendimet se Kosova po humb territor.
Ai tha se janë duke pritur që Komisioni të bëj punën e duhur.
“Po presim që Komisioni të bëjë punën e duhur dhe të dalë me argumentin që Kosova po humb territor”, u shpreh Selimi.
Telegrafi ka provuar të marr një prononcim edhe nga shefit i Grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave
Rënia për 19 vende në raportin e Reporterëve pa Kufij, Qeveria: Nuk ishte vit i lehtë në aspektin e sigurisë, marr parasysh ngjarjet në veri
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe