LAJMI I FUNDIT:

Reagimet interesante të njerëzve ndaj vajzës së veshur mirë dhe kur ka rroba të pista (Video)

Reagimet interesante të njerëzve ndaj vajzës së veshur mirë dhe kur ka rroba të pista (Video)

Në bazë të këtij eksperimenti social, tregohet se si reagojnë njerëzit lidhur me një vajzë të humbur, duke u bazuar në veshjen që ajo ka.

Në Tbilisi të Gjeorgjisë, është filmuar një gjashtëvjeçare e vetmuar e veshur bukur dhe pastër, si dhe duke mbajtur rroba ta papastra dhe aspak të kombinuara, transmeton Telegrafi.


Kur Anano ka veshjen e bukur dhe flokët e krehura, shumë kalimtarë afrohen t’i ndihmojnë dhe kujdesen për të.

Por, njëjtë nuk ndodhë kur ajo është me rrobe të papastra dhe me kapelën e shëmtuar.

Askush nuk i del në ndihmë, e madje kërkojnë që ajo të largohet nga restoranti.

Shikoni videon e postuar më poshtë, me anë të së cilës UNICEF kërkon të bëhen më shumë kundër dallimeve në njerëz. /Telegrafi/