Në Kosovë ka zgjuar reagime të shumta një ri-shpërndarje e një shkrimi të gazetës ‘Le Figaro’ në Francë në Twitter nga ambasadori i Kosovës atje, Qëndrim Gashi.
Për këtë kishte edhe ka reagime të shumta dhe nga më të ndryshmet ku kritikohet ambasadori Gashi për një shkrim në të cilën është edhe karikatura e Profetit Muhamed.
Telegrafi, do të sjell shkrimin e plotë dhe pa ndërhyrje të medias franceze, e cila realisht është një përmbledhje e ngjarjeve se çfarë ka ndodhur në Francë javën e fundit.
Prerja e kokës së Samuel Paty: sinjalime, thirrje kërcënuese, ankesa, video… Si rrodhi ngjarja njëmbëdhjetë ditë para vrasjes:
KRONOLOGJIA – Një rikthim mbi një dramë në shtatë data.
Nga Caroline Beyer dhe Marie-Estelle Pech
[Karikatura 1] [Karikatura 2]
Karikatura e Muhamedit dhe ballina e “Charlie Hebdo” që mësuesi në kolegjin në Bois-d’Aulne i tregoi klasës së tij të klasës së tetë (frëngjisht 4e). Charlie Hebdo.
Më 5 tetor, Samuel Paty, profesor i historisë dhe gjeografisë, e mban një orë mësimi mbi “konturet dhe kufijtë e lirisë së shprehjes”. Në klasën e tij të tetë, mësimdhënësi në kolegjin Bois d’Aulne në Conflans-Sainte-Honorine, i tregon dy karikatura të Muhamedit, botuar në Charlie Hebdo. E para është ballina e gazetës, botuar pas atentatit të janarit 2015. E dyta tregon profetin të zhveshur dhe të përkulur me një yll në vithet e tij, shoqëruar me tekstin “një yll ka lindur”.
Më 6 tetor, një nënë e një nxënëseje e kontakton drejtorin e kolegjit. Ajo raporton se vajza e saj ishte “mënjanuar në korridor me pretekstin se ishte myslimane”, tregon një shënim i 12 tetorit nga inteligjenca territoriale, e cila qartazi ishte interesuar për këtë çështje. Në fakt, mësuesi u kishte sugjeruar studentëve që do të mund të ishin të ndjeshëm “t’i mbyllnin sytë ose të dilnin nga klasa”, thuhej në shënim.
Më 7 tetor, në mediat sociale, një baba i një nxënësi e denoncon “një klimë islamofobie” dhe kërkoi shkarkimin e mësuesit. Brahim Chnina, vajza e të cilit është në klasën e tetë, e tregon në Facebook përhapjen e një imazhi të profetit lakuriq dhe nis një “thirrje për mobilizim kundër mësuesit”.
Burri, motra (nga njeri prind) e të cilit u bashkua me Shtetin Islamik në 2014, i nxit lexuesit e tij t’i shkruajnë në veçanti Kolektivit kundër Islamofobisë në Francë (CCIF). Një organ i njohur për të ndjekur, në një mënyrë aktiviste dhe procedurale, rastet e islamofobisë.
Drejtori merr thirrje të shumta kërcënuese në kolegj dhe i kërkon ndihmë institucionale. “Akademia më pas e mobilizoi ekipin ‘Vlerat e Republikës’. Ky ekip erdhi në kolegj për ta takuar mësuesin dhe ekipin mësimor. Ai bisedoi me Samuel Paty dhe e inkurajoi në qasjen që ai kishte pasur gjatë orës së tij të mësimit. Ekipi gjithashtu e këshilloi atë të rikthehej tek kjo njësi mësimore me nxënësit e tij në mënyrë që ta qetësonte situatën”, ka shpjeguar të dielën rektorati i Versajës, pas thashethemeve që, në rrjetet sociale, flitnin për një sanksion akademik që shqyrtohej kundër mësimdhënësit.
Gjithashtu më 7 tetor, Brahim Chnina, i shoqëruar nga vajza e tij, paraqet një ankesë për “shpërndarjen e imazheve pornografike”. Në dëgjim, vajza e re shpjegon se mësuesi u kërkoi studentëve myslimanë të ngrinin duart dhe të largoheshin dhe specifikon se ajo ishte përjashtuar për dy ditë. Prokurori publik tha të shtunën se ky përjashtim ishte në fakt i lidhur me sjelljen dhe vonesat e saj. Pos tjerash, është vërtetuar se ajo nuk ishte e pranishme në orët mësimit.
Më 8 tetor, Abdelhakim Sefrioui, dosja S, hyn në lojë. Emri i Samuel Paty është shpërndarë në rrjetet sociale. Atë ditë, Brahim Chnina shkon në kolegj, ku drejtori përpiqet t’i qetësojë gjërat. Ai shoqërohet nga Abdelhakim Sefrioui, dosja S dhe i regjistruar në dosjet e njerëzve të radikalizuar. Të dy burrat nuk pranojnë të takohen me Samuel Paty. Ata kërkojnë shkarkimin e tij për ndryshe do ketë mobilizimin dhe demonstrim. Në mbrëmje, Brahim Chnina e publikon një video në rrjetet sociale në të cilën ai ia përmend emrin mësuesit dhe i inkurajon njerëzit të “thonë stop”. Një zyrtare e “Peep”, federata e dytë e prindërve, në Conflans, thotë se bëri sinjalizime në rrjetet sociale për të kërkuar tërheqjen e videove. “Mendova me vete se ai po rrezikohej shumë, se duhej të mbrohej”. Ajo njofton drejtorin, i cili thotë se “çështja po përcillej”. Presidenti i FCPE, federata e parë e prindërve, duke vërejtur përhapjen e videove, kontaktoi kryetarin e bashkisë më 9 tetor. Përfaqësuesi i zgjedhur u përgjigje se “dispozitat janë marrë”. A duhej vendosur Samuel Paty nën mbrojtje?
Më 12 tetor, një video e dytë me titull “Islami dhe Profeti i Fyer në Shkollën e Mesme” u postua në YouTube. Babai e rrëfen versionin e tij të fakteve, bashkë me vajzën e tij. Një person i tretë, Abdelhakim Sefrioui, përsëri kërkon përjashtimin e profesorit. Të njëjtën ditë, Samuel Paty dëgjohet në stacionin e policisë dhe e paraqet kundërpadinë. Ai e konteston “në mënyrë energjike të ketë kërkuar nga studentët myslimanë të identifikohen dhe të dalin jashtë,” tha prokurori të shtunën. I shoqëruar nga drejtori i kolegjit, ai paraqet një ankesë për “shpifje publike”. Në shënimin e tyre të datës 12 tetor, agjentët e inteligjencës territoriale shkruajnë se “komunikimi ndërmjet menaxhmentit dhe familjeve i zbutur dukshëm tensionet, të cilat janë kryesisht për shkak të familjes së Brahim Chnina i cili duket se përfiton nga kjo situata për të denoncuar një islamofobi të ambientit ”.
Më 16 tetor, Samuel Patyt iu pre koka nga Abdhoullakh Anzorov. Refugjati 18-vjeçar rus me origjinë çeçene u kërkoi nxënësve t’i tregojnë cili është mësimdhënësi. Ai e godet me thikë dhe i pret kokën. Policia është pranë institucionit, por jo për ta siguruar atë. Ajo po kryente një mision për të raportuar mbi përdorimin e mundshëm të drogës në zonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri raste të dhënies së gjobave në autostrada, njëri me 200 euro për mos regjistrim të veturës dhe dy të tjerë me nga 500 euro për ndalim të vozitjes
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi