LAJMI I FUNDIT:

Reagime për fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, Komuna e Prishtinës thotë se është obligim i FFK-së

Reagime për fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, Komuna e Prishtinës thotë se është obligim i FFK-së

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas kritikave të ashpra për gjendjen e keqe të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për të cilën thuhej se është përgjegjëse institucioni komunal.

Në reagimin e komunës thuhet se mirëmbajtja e stadiumit të futbollit “Fadil Vokrri” nuk është përgjegjësi e kryeqytetit Prishtina, por është obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës.


Sipas komunës, kjo përgjegjësi është e rregulluar me nenin 3, paragrafi 1.3. të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me datën 30 dhjetor 2022.

Mediumi zviceran shkruan për terrenin e fushës “Fadil Vokrri”, përmend edhe largimin e Prishtinës
Lexo po ashtu Mediumi zviceran shkruan për terrenin e fushës “Fadil Vokrri”, përmend edhe largimin e Prishtinës

“Ne jemi të vetëdijshëm se stadiumi “Fadil Vokrri” është i mbingarkuar me lojëra ndërkombëtare të klubeve dhe të Kombëtares së Kosovës dhe rrjedhimisht është në gjendje jo të mirë, prandaj Kryeqyteti bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës është duke punuar tash e sa kohë në projektin për ndërtimin e stadiumit të ri të Kryeqytetit”, thuhet në reagim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, hodhi kritika ndaj kryetarit Përparim Rama.

Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit
Lexo po ashtu Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit

Pacolli ka pyetur Ramën se “kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës”.

“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t’i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? “Pak llap, pak gollak”, pak rrenc e pak manipulant”, është shprehur ajo.

Kritikat nuk i kurseu as kapiteni i Izraelit, Eran Zahavi.

Ai pas ndeshjes tha se më shumë se një fushë futbolli, terreni i ‘Fadil Vokrrit’ dukej si një stallë derrash.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”, tha Zahavi.

Në këtë përballje, Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori