LAJMI I FUNDIT:

Reagime pas akuzave ndaj ish-ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë

Reagime pas akuzave ndaj ish-ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë
White House Chief of Staff John Kelly, left, walks with White House staff secretary Rob Porter, center, and President Donald Trump's personal aide John McEntee to board Marine One on the South Lawn of the White House, Wednesday, Nov. 29, 2017, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Një këshilltare e rëndësishme e Presidentit Donald Trump i ka dalë në mbrojtje mënyrës si reagoi Shtëpia e Bardhë pasi u bë e ditur se një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë akuzohej se kishte keqtrajtuar fizikisht ish-bashkëshortet.

Këshilltarja e presidentit Kellyanne Conway, tha për rrjetin CNN të dielën se ‘është shumë e qartë’ që Rob Porter, i cili kontrollonte dhe klasifikonte dokumentet që silleshin në adresë të presidentit dhe që kishte punuar për të hartuar fjalimin e Trump për gjendjen e vendit, ndërmori veprimin e duhur duke dhënë dorëheqjen pasi dy gra, të cilat kishin qenë të martuara me të e akuzuan se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tyre gjatë martesës, shkruan VOA.


Por Conway iu kundërvu njoftimeve në media se shefi i personelit, John Kelly dhe këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn e dinin prej muajsh që FBI-ja kishte zbuluar gjatë vetingut të zotit Porter se ndaj tij kishte pasur akuza për dhunë fizike ndaj grave, por nuk kishin vepruar.

Këshilltarja Conway tha se nuk kishte qasje në raportet hetimore të FBI-së, por shtoi se nuk kishte arsye të mos i besonte gratë. Ajo tha se ishte tmerruar dhe tronditur kur kishte dëgjuar akuzat kundër zotit Porter me të cilin ajo tha se kishte pasur marrëdhënie shumë të mira profesionale.

Një tjetër punonjës i Shtëpisë së Bardhë, David Sorenson që punonte për të përgatitur fjalimet e presidentit dha dorëheqjen të premten, pasi ish-bashkëshortja e tij e akuzoi se e kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht gjatë martesës. Ai i hodhi poshtë me forcë akuzat, duke thënë se në fakt ishte bashkëshortja që e kishte keqtrajtuar atë.

Një nga bashkëshortet e zotit Porter publikoi një fotografi ku ajo shihet që ka një sy të nxirë, pasi thotë se Porter e qëlloi me grusht gjatë pushimeve në Itali. Bashkëshortja tjetër kishte kërkuar urdhër nga gjykata që ai të mos i afrohej asaj nga frika për sigurinë e jetën.

Rob Porter ka qenë një ndër ndihmësit kryesorë të John Kelly-t, shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë. Njoftohet se zoti Kelly i kishte shprehur presidentit se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, pas reagimeve të forta që krijuan komentet e tij në mbrojtje të zotit Porter.

Të shtunën presidenti foli pozitivisht për punën e ish-ndihmësit të tij, Porter, dhe vuri në pikëpyetje akuzat e ngritura ndaj tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori