LAJMI I FUNDIT:

Reagime ndaj deklaratave të Trump se është duke përdorur ilaçin kundër malaries – për “t’u mbrojtur nga coronavirusi”

Reagime ndaj deklaratave të Trump se është duke përdorur ilaçin kundër malaries – për “t’u mbrojtur nga coronavirusi”

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se po merr hydroxychloroquine, një ilaç i paprovuar kundër coronavirusit.

Por, shumë mjekë, gazetarë dhe politikanë lëshuan paralajmërime të rrepta pas shpalljes së presidentit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Trump, i cili tha se ka testuar negativisht për COVID-19, tha se ai po merrte ilaçin në fjalë çdo ditë për rreth një javë e gjysmë si një masë e shtuar për të shmangur prekjen nga coronavirusi.

Ai tha se mjeku i Shtëpisë së Bardhë “nuk e rekomandoi” hydroxychloroquine, por ia ofroi atë.

Trump thotë se po përdor ilaçin e malaries për t'u mbrojtur nga coronavirusi
Lexo po ashtu Trump thotë se po përdor ilaçin e malaries për t'u mbrojtur nga coronavirusi

Ndryshe, Trump e ka përsëritur vazhdimisht ilaçin si një trajtim për coronavirusin, me gjithë provat e pakta konkrete që trajton në mënyrë efektive sëmundjen.

Madje, siç thuhet më tej, disa studime kanë treguar që ilaçi nuk ka qenë efektiv kundër COVID-19, dhe disa tregojnë për një rritje të problemeve të zemrës.

FDA ka paralajmëruar që hydroxychloroquine duhet të kufizohet tek njerëzit në teste klinike, të cilat mbikëqyren me kujdes, ose të cilët janë shtruar në spital, për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme të rrezikshme.

Trump duket se po e merr atë si një profilaktik, me mendimin se mund të parandalojë që dikush që i ekspozohet coronavirusit ta marrë atë.

“Hydroxychloroquine dhe chloroquine nuk është treguar se është e sigurt dhe efektive për trajtimin ose parandalimin e COVID-19”, paralajmëroi FDA.

Të dy mund të shkaktojnë ritme anormale të zemrës dhe një rrahje të shpejtë të rrezikshme të zemrës, thuhet në deklaratë.

Dr Leana Wen, një mjek urgjent dhe ish-komisionere shëndetësore për Baltimore, ka shkruar në Twitter se “Nuk ka asnjë provë që hydroxychloroquine të jetë efektive në trajtimin e COVID-19 ose profilaksisë për të parandaluar sëmundjen”.

“Ky është një ilaç që ka efekte anësore serioze. Unë jam shumë i shqetësuar për Donald Trump duke vazhduar modelimin e sjelljeve që mund të dëmtojnë shumë amerikanë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori