Reagime dhe kundër-reagime për ngjyrosjen e mbrëmshme të Gjykatës Penale
Në një aksion që kanë ndërmarr gjatë mbrëmjes së djeshme aktivistët e “Revolucionit Laraman” kanë ngjyrosur ndërtesën e Gjykatës Penale Shkupi 1. Nga kjo lëvizje vlerësojnë se pikërisht kjo Gjykatë është pengesa më e madhe me të cilën po ballafaqohet Prokuroria speciale publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kanë reaguar nga Gjykata penale duke thënë se bëhet fjalë për një akt vandal.
„Në mënyrën më të turpshme gjatë natës, fshehurazi, që u ngjan qyqarëve është dëmtuar fasada dhe dera e hyrëse e Gjykatës themelore Shkupi 1, gjë që mund të shihet edhe nga kamerat e sigurisë, dhe për të cilën janë njoftuar edhe organet kompetente.
Gjykata dhe unë si kryetari i saj, këto sulme nuk i ndjejmë si presion por këto edhe më tepër na inkurajojnë për zbatimit e Ligjit dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara përmes ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, ka thënë mes tjerash në deklaratën me shkrim, kryetari i Gjykatës penale, Vladimir Pançevski.
Ka reaguar edhe partia në pushtet, OBRM-PDUM prej ku kërkojnë të ndalojnë presionet të cilat sipas tyre LSDM i bën ndaj Gjykatës, ndërsa nga LSDM opozitare kanë mohuar të qëndrojnë pas këtij aksioni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City