LAJMI I FUNDIT:

RDM: Partitë në pushtet të tregojnë përgjegjësi në negociata

RDM: Partitë në pushtet të tregojnë përgjegjësi në negociata

Ripërtëritja demokratike e Maqedonisë (RDM) ka dërguar një apel drejtuar dy partive në pushtet që të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet në procesin e bisedimeve duke theksuar është në interes të qytetarëve, të mundësojnë krijimin e kushteve korrekte dhe demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kështu vetëm do të vazhdojë kriza politike, pas së cilës do duhet të fillojmë proces të ri të kthimit të pozitave të vjetra dhe shkuarjes përpara”, thuhet në kumtesën e sotme të RDM.

Nga RDM shprehin pakënaqësi për sjelljen e partive në pushtet në procesin e bisedimeve për daljen nga kriza politike.


“Ditën kur opinioni priste publikimin e 40.000 emrave në shqyrtimin e fundit, partitë në pushtet dolën me propozim të ri, kreativ – të ketë listë të tretë dhe të gjitha të vlerësohen si të vlefshme!? Në përkthim, kjo do të thotë që të munden edhe në zgjedhjet e ardhshme të përsëriten manipulimet zgjedhore!”, përfundojnë nga RDM./Telegrafi/