LAJMI I FUNDIT:

RDM-ja propozon masa konkrete për luftimin e ndotjes së ajrit në Maqedoni

RDM-ja propozon masa konkrete për luftimin e ndotjes së ajrit në Maqedoni

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë reagon për ndotjen e ajrit në vend, duke thënë se pa masa urgjente nuk është e mundshme menaxhimi i ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

RDM-ja thotë se në këto kushte dimri, kur secila ditë është e ndotur së tepërmi, nuk mund të pastrohet ajri me vetëm një masë konkrete ose me uljen e shfrytëzimit të veturave zyrtare.


RDM-ja me këmbënguje kërkon që qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për çështjen e ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha të vendit, duke insistuar në masat e mëposhtme:

1. Masa çift – tek
2. Transport publik falas, më tepër autobusë në transportin publik dhe transport publik në qytetet ku nuk ka
3. Ndalimi i veutrave të standardit nën Euro-4 në komunikacionin e qytetit
4. Zona e gjelbërt për këmbësorët dhe çiklistët në qendër
5. Zbatimi i taksës së lirë për rrymë në amvisëri
6. Mbyllja e vendndërtimeve
7. Përgjysmimi i prodhimit në objektet industriale që ndotin, pas së cilës do të kompenzohen nga shteti
8. Mbledhja e rregullt e bërllogut
9Subvencionim të stufave me djegie të plotë dhe derivate cilësore në amvisëri./Telegrafi/