LAJMI I FUNDIT:

RDM fton për solidarizim me zonat e goditura

RDM fton për solidarizim me zonat e goditura

RDM u shpreh ngushëllime të thella familjeve të viktimave nga vërshimet në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Katastrofa tragjike që e ka goditur vendin është një përkujtues i errët për forcën e stuhisë natyrore, por edhe për përgjegjësinë e cila qëndron para njeriut si uzurpues i natyrës”, thuhet në njoftimin e RDM.


Nga RDM i ftojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të solidarizohen me njerëzit nga rajonet e vërshuar, të ndihmojnë në sanimin e dëmeve dhe uljen e dhimbjes./Telegrafi/