LAJMI I FUNDIT:

RDK të premten në protesta në mbrojtje të Prokurorisë Speciale Publike

RDK të premten në protesta në mbrojtje të Prokurorisë Speciale Publike

RDK njofton opinionin nëpërmjet një komunikate të dërguar Telegrafit në Maqedoni se do të mbrojnë PSP-në me protesta.

”Rilindja Demokratike Kombëtare të premten do të del në protesta në Shkup në mbrotje të Prokurorisë Speciale. Kjo përkrahje ndaj këtij institucioni është një hap i rëndësishëm në drejtim të demaskimit të të gjith forcave destruktive mbrenda pushtetit që janë strehuar për një periudhë të gjatë kohore. Prandaj, ftojmë të gjith njerëzit e vullnetit të mirë të na bashkangjiten në këto protesta për të demaskuar të gjith ata njerëz që janë strehuar mbrenda shtetit, kombit, fesë dhe gjith institucioneve tjerra të organizimit shoqërorë. Vetëm sundimi i ligjit do të mund të krijojë hapsirë për një fillim të mbarë të krijimit të një shteti të barabartë për të gjith popujt. Tani është koha.” thonë nga RDK./Telegrafi/