LAJMI I FUNDIT:

Raze Sinanaj ruan trashëgiminë tonë kulturore edhe në Francë (Video)

Raze Sinanaj ruan trashëgiminë tonë kulturore edhe në Francë (Video)

Raze Sinanaj është një grua e cila vazhdon ta ruajë traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Raza vjen nga fshati Isniq i Komunës së Deçanit. Pas 8 vitesh qëndrimi në Francë është kthyer në Isniq ku ka rihapur dyqanin e saj me veshje të punuara atje.


Razja ka thënë në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini se te kultura franceze ka vërejtur ngjashmëri me kulturën tonë shqiptare.

“Kam vizituar shumë muzeume, Strasburgu ishte qytet i vjetër dhe i traditës. Kam vërejtur se shumë përputhen karakteret me punët tona, ishin vekatore me nam”, ka treguar 69 vjeçarja nga Deçani.

Pasi u largua nga Kosova, Razja mbylli edhe dyqanin e saj, por tash pas rikthimit ka vendosur ta vazhdojë zanatin e saj.

“E mbylla dyqanin, sepse bashkëshorti im u largua nga kjo botë, djemtë nuk më lanë vetëm dhe u detyrova të largohem nga Kosova. Tash për këta muaj që jam kthyer në Kosovë vendosa me rihap këtë dyqan. Klientët janë të mirëseardhur”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo tregon se edhe në Francë i ruan këto tradita dhe nuk ngurron t’i mbathë veshjet tradicionale.

“Kam dalë në një konkurs me këto veshje dhe kam marrë vendin e dytë. Në Francë i vlerësojnë shumë këto veshje”, thotë ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori