Ray J po i qëndron pretendimeve se ishte 'ideja' e Kris Jenner për të publikuar kasetën seksuale të tij dhe vajzës së saj, Kim Kardashian, në vitin 2007.

Këngëtari, 41 vjeç, ndau një postim 30-minutësh në Instagram të shtunën (10 shtator), ku kërcënoi se do t'i padisë të dy yjet për shpifje.


Shpërthimet e fundit erdhën pasi 66-vjeçarja Kris bëri një test detektor gënjeshtre në "The Late Late Show With James Cordon" dhe mohoi se ajo ndihmoi Kimin të publikonte kasetën seksuale, shkruan DailyMail.

62289389 11201145 Doubling down Ray J 41 uploaded a series of videos on his Instag a 80 1662878916597

Personaliteti televiziv ngarkoi një klip të shkurtër bardh e zi, ku dëgjohej me zjarr duke thënë: "Je grindur me personin e gabuar".

"Unë thjesht do ta trajtoja këtë problem në mënyrë të ligjshme dhe thjesht do të përballem në gjykatë dhe do të merrja atë që meritoja nga të gjithë ju që jeni të padrejtë dhe përpiqeni të shpifni, duke u përpjekur të më bënin të dukem keq", tha ai në video.

Ray J shtoi mbishkrimin e klipit se kjo ishte për të pastruar emrin e tij dhe theksoi se "kjo është për fëmijët e mi".

62289445 11201145 Sex Tape In 2007 a sex tape from 2002 of Ray J and Kim was relea a 81 1662878916726

Ray J e nisi deklaratën e tij duke u shprehur qartë se Kris dhe Kim janë ngatërruar me personin e gabuar dhe deklaroi se të dyja dyshohet se i kanë ‘vjedhur’ paratë familjes së tij.

Më pas ai iu referua John Grogan, i cili ishte individi që punonte pas makinës së detektorit të gënjeshtrës, në emisionin që ishin të pranishme Kris dhe Kylie Jenner.

Pasi Kris tha se ajo nuk ndihmoi në publikimin e kasetës seksuale, John arriti në përfundimin se ajo po thoshte të vërtetën.

62289431 11201145 Denial While taking a lie detector test on The Late Late how Wit a 92 1662878917642

Kur diskutoi për kasetën e seksit, ai dyfishoj pretendimet e tij se Kris ishte me të vërtetë e përfshirë në publikimin e saj.

"Ju e keni parë atë. Dhe morët vendimin dhe pastaj shkoni në çfarëdo shfaqjeje dhe bëni një test detektori gënjeshtre me një mashtrim", tha tutje ai.

62289437 11201145 For his kids At the end of his fiery rant on his Instagram video a 94 1662878917817

Në fund të videos, këngëtari shfaqi mesazhe të supozuara mes tij dhe ish-bashkëshortit të Kim, Kanye West. Një nga mesazhet pretendonte se Kanye, i njohur gjithashtu si Ye, po kërkonte kasetat dhe kontratat e seksit.

Kaseta nga ditëlindja e 22-të e Kim-it në Cabo San Lucas me ish-in e saj u publikua në mënyrë të famshme nga Vivid Entertainment në një DVD 41-minutëshe të titulluar "Kim Kardashian, Superstar" në 2007.

62289419 11201145 Other drama In a ShadeRoom post Ray J commented You telling peop a 79 1662878916561

Kjo vjen pasi Ray J pretendoi se Kris 'i kishte ideuar' publikimin e kasetës seksuale të tij dhe Kim, tregoi 'histori të rreme' rreth tij dhe u përpoq të 'shkatërronte' familjen e tij.

Muzikanti më pas pretendoi se Kris ishte ai që e prezantoi atë me CEO të Vivid, Steven Hirsch. Vivid ishte kompania që publikoi kasetën famëkeqe seksi mes Kim dhe Ray J. /Telegrafi/