Asgjë nuk është e rastësishme në këtë jetë, as edhe një takim me një të panjohur. Takimi me njerëz të rinjë gjithmonë ndodh për një arsye. Informacionet që merr nga ata në një të ardhme shumë të afërt mund të shpien diku ku as nuk e ke imagjinuar. Të lexosh mendjen e njerëzve është sikur të lexosh libra, të cilët të ndihmojnë të marrësh vendime dhe asistojnë në ngritjen e nivelit të vetë zhvillimit dhe lumturisë në jetë.

Intervistoi: Vesa Pakashtica

Gjithmonë mëso nga njerëzit që jeta e tyre ishte dhe është e dobishme për të tjerët, pastaj aplikoji ato në jetë

Ekziston një shprehje nga Martin Luther King Jr që të lë të kuptosh shumë se si mund ti shërbesh këtij universi : “Nuk mundet secili të bëhet i famshëm, mirëpo të gjithë mund të bëhemi të mëdhenj, për shkak se madhështia arrihet duke shërbyer.”

Takimi që pata me një nga editorët më të njohur në Indi Ravisankar Kv, më la të kuptoj shumë se sa e rëndësishme është që jeta jote të jetë e dobishme për njerëzimin, madhështia e tij qëndron ndaj shërbimit dhe promovimit që ai i bën Indisë.

Ravisankar KV editori i revistës më të njohur në Indi “Tourism India”është ai që për 20 vite me punën e tij promovon turizmin indian rreth botës.
India vendi i dytë më i populluar në botë, vend i mitologjisë, shkencës, festivaleve, vendi ku për herë të parë u prodhua sheqeri, vendi ku funksionet trigonometrike kanë origjinën. Indianët janë ata që të parët përdoren simbolin e zeros, ata që shkruan librin e pare mjekësor.

Ayurveda, shkenca e jetës (Ayur = Jeta, Veda = Shkenca),është një shkencë tradicionale mjekësore e cila u zhvillua në Indi mijëra vite më parë. Besohet se u është kaluar njerëzve nga vetë zotat, e cila daton në pesë mijë vjet.

Ayurveda mbështetet në atë se shëndeti është integrimi i ekuilibruar mes mjedisit, trupit, mendjes dhe shpirtit.

iteratura e lashtë vedike nga sages ka përcaktuar qartë udhëzimet për të ruajtur shëndetin si dhe për të luftuar sëmundjen nëpërmjet terapive, masazheve, ilaçeve bimore, kontrollit të dietave dhe stërvitjes.

Ayurveda shëron shumë sëmundje siç janë : reumatizmi, problemet e frymëmarrjes, presioni i gjakut, kolesteroli, paraliza etj. Ky sistem i mjekësisë është i veçantë në metodën e shërimit që përdorë vetëm përbërës natyralë dhe si rezultat janë krejtësisht të padëmshëm dhe në të njëjtën kohë shumë kurativ.

Jeta stresuese që bëjmë shpesh shpie në akumulimin e toksinave, duke shkaktuar sëmundje në trup. Panchakarma, një mënyrë terapeutike e lartësuar nga Ayurveda, është projektuar për të eliminuar këto toksina nga trupi. Panchakarma ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga trupi dhe rivendosjen e vitalitetit.
Kerala njihet si qendra e e zhvillimit të Ayruvedës për shumë kohë. Resortet e Ayurvedës që ngjajnë në hotele luksoze janë të lokalizuara kryesisht në Kerala e cila vizitohet nga mijëra njerëz cdo vitë. Resortet të cilat janë shpërblyer me cmime ndërkombëtare dhe nga qeveria Indiane si më të mirat në vend. Rreth Ayuvedës flet më shume editori i njohur Ravisankar KV.

Revista Turizimi në Indi?
Përmes revistës Turizmi në Indi 20 vitet e fundit kemi qenë në tregun e turizmit rreth botës dhe Indisë duke u bërë një nga revistat më të njohura në Indi. Kjo revistë posedon website-in ku cdo ditë kemi publikime dhe informacione nga eventet e ndyshme, intervistat me njerëzit më të suksesshëm në botë nga fusha të ndryshme, përmes të cilave njerëzit informohen se cka është duke ndodhur në botë rreth industrisë, festivaleve te ndryshme, ayurvedës.

Si e definoni Ayurvedën?
Ayurveda është një nga metodat më të vjetra tradicionale të trajtimit mjekësor në Indi. Ajurveda është shkencë e jetës ayur që do të thotë jetë dhe veda-shkencë. Eshtë shkencë e mënyrës së jetesës, si mund ta përmisojmë shëndetin mental dhe fizikë me anë të trajtimit mjekësor, ushqimit. Kur ne ndjehemi mentalisht mirë do të ndjehemi edhe fizikisht të shëndetshëm.
Ne kemi bimë të ndryshme mjekësore që përdoren në Ayurveda të cilat dhe e karakterizojn këtë trajtim. Gjethet e mintit, bimët e pyjeve, ato të egra, dhe ekstratet e tyre të cilat përdoren.

Si qëndron e vërteta se Ayurveda mund të shërojë cdo lloj të sëmundjes?
Eshtë e vërtetë se shëron shumicën e sëmundjeve. Kemi tri lloje të kësaj metode preventimi, regjenerimi dhe trajtimi.Shumica e njerëzve në Indi i përshtaten Ayurvedës që nga fëmijëria e hershme.Trupi ynë ka nevojë për pushim, ushqim të mire, gjë që vështirë arrihet në ditët e sotme ku dimë se bëjmë një jetë shumë dinamike gjitmonë duke vrapuar pas punës, parave dhe gjërave material dhe fuqisë. Përmes Ajurvedës ne duhet të jemi ata që duhet ti kontrollojmë këto gjëra e jo ato të na kontrollojnë neve.

Pse Kerala njihet si qendra e Ayurvedës?
Ayurveda ka origjinën në Indi, saktësisht ne Kerala për shkak se Kerala është vendi me kushtet klimatike të përshtatshme për këtë sistem dhe mijëra bimë mjekësore të cilat përdoren rriten në këtë vend. Ne mund të kurojmë lloje të ndryshme të sëmundjeve si sëmundjet e lëkurës, zemrës, syve, kancerit etj,

Sa zgjatë trajtimi mjekësor ?
Trajtimi fillon nga 3 ditë deri në 3 muaj, kryesisht varet nga lloji i sëmundjes dhe kostet e këtij trajtimi janë të arsyeshme, madje më të arsyeshme se ato që përdoren në mjekësin modern. Ajurveda është kurimi preventive i sëmundjeve, jo i simptomave si në mjekësin modern, duke e bërë trupin tonë bëhet më të fuqishëm, shëndetshëm dhe rezistent ndaj sëmundjve.

Meditimi, Joga dhe Ajurveda?
Po meditimi dhe joga janë pjesë e ajurvedës që definojnë trupin e shëndoshë për një jetë të lumtur.

A mendoni që në të ardhmen të sjellni këtë qendër të Ajurvedës në Ballkan apo Kosovë?
Po definitivisht, ky sistem ka filluar të bëhet i njohur edhe në Evropë, për këtë arsye mund të zhvillohet edhe nga të tjerët.

Cilat janë arsyet kryesore për të vizituar Keral-ën?
Bukuritë natyrore,pyjet, plazhat, trajtimet mjekësore, festivalet e ndryshme të cilat janë shumë të vecanta dhe të njohura në botë si festivali i elefantëve,ushqimet e vecanta dhe njerëzit të cilët janë shumë mikpritës dhe të civilizuar.

A do të vizitoni në një të ardhme të afërt Kosovën, ndoshta dhe do të mund të bëhet vendi ku do të mund të investonit apo gjeni bashkëpunime?
Po definitivisht, ne kemi ftesa nga qeveri te ndryshme për bashkëpunime, si nga Amerika, Australia, ku dhe bëjmë promovimin e turizimit të tyre në Indi. Nëse ekziston mundësia pë një ftesë nga Kosova definitivisht do të vijmë.