LAJMI I FUNDIT:

Raufi: “Monstra” është rast i montuar, prokurorët nuk e dinë motivin e vrasjeve

Raufi: “Monstra” është rast i montuar, prokurorët nuk e dinë motivin e vrasjeve

Avokati Naser Raufi, i cili i përfaqëson të akuzuarit në rastin “Monstra”, në fjalët përfundimtare tha se ata janë të pafajshëm dhe se ndaj tyre nuk ka prova.

Raufi tha se prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski janë joserioz me akuzat, ndërsa në rigjykim nuk kanë nxjerrë asgjë të re, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Raufi mendon se prokurorët nuk e dijnë motivin e vrasjes së pesëfishtë, pasi sipas tij, të akuzuarit nuk e kanë bërë.

“Monstra ngjan me aferën ‘Drajkus’, pasi gjashtë persona të pafajshëm u dënuan me burg të përjetshëm edhe atë nga dy instanca gjyqësore. Ish-prokurorët special janë joserioz dhe ata janë që e turbullojnë ujin. Rasti Monstra është i montuar. Për prokurorët motivi është i panjohur, pasi akuzojnë persona të pafajshëm. Se rasti është montuar, nuk është vetëm qëndrim i mbrojtjes, por edhe i Departamentit Amerikan të Shtetit në raportet e vitit 2014 dhe 2015”, tha në mes tjerash Raufi.

Ai i ftoi gjykatësit ta zbulojnë të vërtetën për “Monstrën”, duke rikujtuar ngjarjet që kanë ndodhur pas vrasjeve.

“T’u kujtoj çfarë ka ndodhur pas këtij akti të furishëm. Para se të njoftohen organet, popullata në Radishan mbajti protesta duke akuzuar popullatën shqiptare. Prej ku kanë pasur informacion ata se shqiptarët e kanë bërë këtë akt? Këto protesta u mbështetën edhe nga disa mediume për ta tensionuar atmosferën. U organizua aksion policor me 800 policë, u arrestuan shumë persona, në mesin e të cilëve edhe gjyshe. 30 të paraburgosur u targetuan si persona që e kanë bërë aktin dhe si anëtarë të grupit islamik. Jam i bindur që këto ngjarje e kanë shkelur në mënyrë flagrante prezumimin e pafajësisë”, tha Raufi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori