LAJMI I FUNDIT:

Raufi: Deklarata e Çavkovit hutuese, jo e policit

Raufi: Deklarata e Çavkovit hutuese, jo e policit

Avokatët kundërshtojnë ashpër deklaratën e ministrit të brendshëm Mitko Çavkov i cili ditë më parë tha se dëshmitari i mbrojtur, pjesëtar i policisë është hutuar kur ka thënë se në Mirsad Ndrecaj është kapur i gjallë në Kumanovë. Naser Raufi nuk deshi të zbardhë detaje nga dëshmia e policit, por tha se për të hutuar është deklarata e Çavkovit, njofton Alsat M.

“Vetë Ministri i MPB-së e komentoi këtë dëshmi me atë që tha se ka qenë dëshmitarë i koduar, unë mendoj se këto komente nuk kanë bazë posaçërisht prej personit që nuk është prezent në sallë por edhe po të jetë prezent, ligji e ndalon çdo koment në lidhje me pyetjet e këtij dëshmitari. Mendoj se për tu hutuar është deklarata e ministrit dhe jo deklarata e dëshmitarit të mbrojtur”, deklaroi avokati Naser Raufi. Raufi edhe një herë konfirmoi se klienti i tij Sevdail Miftari, pas përfundimit të seancës së fundit është keqtrajtuar nga njësitet speciale, njofton alsat.
“Unë kërkova që sot ta vizitojë , por te burgu më thanë se nuk ka termin të lirë, terminin e kam për nesër dhe nesër në ora 11:30 do ta vizitoj personalisht, por sot nga ana e familjarëve u binda që me të vërtetë fliitet për dhunë dhe për maltretim”, tha Raufi. /Telegrafi/