LAJMI I FUNDIT:

Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të GT-R, Nissan dhe Italdesign sjellin modelin e veçantë GT-R50 (Foto/Video)

Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të GT-R, Nissan dhe Italdesign sjellin modelin e veçantë GT-R50 (Foto/Video)

Nissan ka prodhuar një model shumë të veçantë, për të festuar 50-vjetorin e këtij GT-R, që konsiderohet si një nga veturat më të mira sportive.

Bëhet fjalë për GT-R50 të cilin Nissan dhe Italdesign e kanë shndërruar në kryevepër, dhe që do të jetë i kufizuar sa i përket numrit të njësive të prodhuara . Ata kanë njoftuar se vetëm 50 njësi do të jenë të disponueshme për klientët, transmeton Telegrafi.


Ky edicion i limituar do të kushtoj 990 mijë euro, dhe kur i shtohet edhe TVSH-ja e kalon vlerën e mbi një milion eurove. Si koncept GT-R50 ishte prezantuar në festivalin “Goodwood Festival of Speed” dhe tash është bërë në partnerit me Italdesign.

Edhe pse ka kërkesa të shumta, Nissan ka konfirmuar se 50 njësi të këtij modeli do të jenë në treg, kurse porositë do të mund të bëhen gjatë vitit të ardhshëm.

“Reagimet e fansave të Nissan në mbarë globin dhe blerësit potencial të GT-R50 – kanë tejkaluar pritshmëritë tona”, ka deklaruar Bob Laishley, drejtori i programit të veturës sportive në Nissan.

“Këto 50 vetura do të prodhohen për të festuar 50 vjetorin e GT-R”, ka shtuar Laishley.

Në Nissan kanë njoftuar se klientët do të mund të zgjedhin ngjyrën si në eksterier ashtu dhe në enterier. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë model, është motori i modifikuar i GT-R standard prej 3.8 litrave twin-tubro V6. Falë modifikimeve që janë bërë në motor fuqia motorike është rritur nga 570 bhp në 710 bhp. /Telegrafi/