LAJMI I FUNDIT:

Rasti i vetëm me coronavirus sot është nga Vushtrria

Rasti i vetëm me coronavirus sot është nga Vushtrria

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot me coronavirus  ka rezultuar vetëm një person nga Komuna e Vushtrrisë, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë bërë 145 testime.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pohuar se rasti i ri me COVID-19, është rast kontakti, transmeton Telegrafi.


“Sonte është konfirmuar 1 rast i ri me COVID-19, në qytetin e Vushtrrisë, me banim në rrugën 2 Maji, sipas IKSHPK rast kontakti, nga 3 testimet e kryera sot në Vushtrri. Hapja e qytetit dhe e ekonomisë është tepër e domosdoshme, sepse ta zëmë që nga rihapja e qytetit ka rënë në mënyrë rapide kërkesa për ndihma, por ne duhet të vazhdojmë të tregojmë patriotizëm qytetar duke respektuar masat”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Nga 145 testime, vetëm një rast me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Nga 145 testime, vetëm një rast me COVID-19 në Kosovë

Tahiri ka shtuar më tej se “përdorimi i maskës, mbajtja e distancës janë detyrime ligjore por edhe qytetare që të mos rrezikojmë shëndetin tonë, të familjes tonë e të qytetit”.

“Vazhdojmë bashkë që me sukses të përballojmë sfidën më të madhe shëndetësore të këtij shekulli, coronavirus”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë me coronavirus kanë rezultuar gjithsej 1.004 persona, 772 prej të infektuarve janë shëruar, kurse 30 persona kanë humbur jetë. /Telegrafi/