LAJMI I FUNDIT:

Rasti i veshit të van Goghut: Mos ishte faji i Paul Gauguinin?

Rasti i veshit të van Goghut: Mos ishte faji i Paul Gauguinin?

Revista Artsper
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

Vështirë ta imagjinojmë Vincent van Goghun pa fashën që i mbulon fytyrën në autoportretin e tij të famshëm. Siç e dini tashmë, fasha mbulon plagën e veshit të tij të prerë. Varianti zyrtar që ka deklaruar gjithmonë van Goghu, është se ai e preu veshin e tij me brisk gjatë një zënke. Duhet pranuar se ky akt i dhunshëm vetëgjymtimi përshtatet me reputacionin e një artisti të shqetësuar për të cilën ai është aq i famshëm.


Pjesa e historisë që ne nuk dimë është që van Goghu ishte lënduar menjëherë pas një zënke veçanërisht të ashpër me mikun e tij Paul Gauguin. Zënka ishte pasojë e këndvështrimeve të ndryshme artistike. Van Goghu ishte i mendimit që penelatat e artistit duhet të udhëhiqen nga natyra, ndërsa Gauguin besonte se penelata e artistit duhet të dominohen nga fantazia. Që të dy njihen për marrëdhënien e tyre të trazuar, me uljet dhe ngritjet e veta dhe debatet e tyre legjendare kanë qenë shumë të shpeshta.

Në vitin 2009, apo 119 pas vdekjes së tij, debatet e veshit të përgjakshëm të van Goghut i është rikthyer botës artistike: studiuesit gjerman kanë sugjeruar se ai nuk e ka prerë vet veshin e tij, por Gauguin e ka kryer këtë krim me një shpatë të hollë. Një shpatar i shkëlqyer, Gauguin e mbante gjithmonë me vete armën e tij dhe trajnohej rregullisht. Me sa duket, ai e ka përdorur armën e tij për ta larguar van Goghun, i cili ishte shumë i dhunshëm gjatë kësaj zënke. Tehu ishte shumë afër, veshi u pre dhe miqësia e tyre përfundoi.

Van Gogh nuk tha asgjë për të mbrojtur mikun e tij të vjetër dhe kjo shpjegon edhe kthimin e papritur të Gauguinin në Paris pas një qëndrimi produktiv në atelienë e van Goghut. Vincenti i shkroi vëllait të tij Teo dy javë pas këtij incidenti: “Paul (Gauguin) është një nga ata njerëz që nuk duhet të zotërojnë kurrë një armë”.