LAJMI I FUNDIT:

Rasti “TOTO”, një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve

Rasti “TOTO”, një muaj paraburgim ndaj 13 të arrestuarve

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj trembëdhjetë të pandehurve në rastin “TOTO”, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.10.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.11.2022 .

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale si në vijim:

1. S.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm
Fajdeja

2. P.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

3. S.G., Fajdeja Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

4. L.B., Fajdeja, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Sulmi, Fajdeja, Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,

5. I.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

6. V.T., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

7. B.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

8. D.K., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

9. A.G:, Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

10. A.D., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

11. H.Xh., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

12. A.S., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

13. E.G., Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, foto dokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera, rrjedh dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave penale të cilat janë në ngarkim të të pandehurve, rrethanat dhe mënyrat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, ashtu që të pandehurit dyshohen se në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit përmes platformave online, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i shmangies nga përgjegjësia penale.

“Gjykata ka vlerësuar se faza hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohen dëshmitarë, të dëmtuar dhe të identifikohen edhe dëshmitarë të tjerë, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ndikimit në prova dhe deklarata të dëshmitarëve, është konstatim i Gjykatës se nëse të pandehurit lihen në liri mund të krijohen rrethana që të pandehurit të i ikin përgjegjësisë penale, pasi që veprat penale dyshohen ti kenë kryer në bashkëkryerje”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, arratisjes së të pandehurve, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori