LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga operacioni “TOTO”, mbi 50 mijë euro të sekuestruara dhe 13 persona të arrestuar

Detaje nga operacioni “TOTO”, mbi 50 mijë euro të sekuestruara dhe 13 persona të arrestuar
Foto: Ilustrim

Të mërkurën në orët e pasdites, 13 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale  “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, fajde, detyrim” si dhe janë sekuestruar mbi 50 mijë euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:50 në qytetet, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Prishtinë.


“Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur  nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO”, thuhet në raport.

Tutje në raport sqarohet se gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

Ndërkaq siç bëhet e ditur në raport, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1.700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar, 1.320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura.

Ndryshe, policia raporton se të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori