LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Talir 2”, Gruevskit i caktohen dy avokatë nga shteti

Rasti “Talir 2”, Gruevskit i caktohen dy avokatë nga shteti

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski në seancën e ardhshme për rastin “Talir 2” do të mbrohet nga dy avokatë të caktuar nga shteti. Avokatët e tij të deritanishëm Donçe Nakov dhe Elenko Milanov, nuk kanë marrë zyrtarizim të ri, me çka mbrojtja e Gruevskit është në dorë të avokatëve tjerë.

Pas kërkesës së gjyqtares, Daniela Aleksovska Stojanovska, për shkak se rasti ishte i gjerë, kryetari i gjykatës, Ivan Gjolev caktoi dy mbrojtës dhe atë avokatët Goran Karkinski dhe Sasho Hristovski Lipski.


Në rastin “Talir 2” akuzohen Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i qeverisë, Kiril Bozhinovski, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të cilët i mundësuan Beton AD Shkup të ndërtojë selinë e OBRM-PDUKM-së, edhe pse e njëjta kompani kishe të nënshkruar marrëveshje për blerje publike me shtetin dhe ndërmarrjet publike, që binte në kundërshtim me ligjin për partitë politike, ligjin për financimin e partive politike dhe ligjit për detyrimet./Telegrafi/