LAJMI I FUNDIT:

Rasti i ngacmimit seksual ndaj Mrika Nikqit, personi i arrestuar, deklarata e prokurorisë dhe reagimet

Rasti i ngacmimit seksual ndaj Mrika Nikqit, personi i arrestuar, deklarata e prokurorisë dhe reagimet

Alpinistja Mrika Nikqi ka njoftuar të premten në mbrëmje se tri ditë më parë ka qenë viktimë e një sulmi seksual derisa po ecte në një rrugë në qendër të Pejës.

Nikqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se “me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”.


“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, ka shkruar Nikqi, transmeton Telegrafi.

Më tej ajo shkruan “në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest  të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka shkruar Nikqi.

Ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar të dyshuarin, ndaj të cilit është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Mësohet se personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Nikqi, është 25 vjeçari, Flori Beqiraj.

Flori Beqiraj – i dyshuar për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit

Edhe Drejtoria Rajonale e Policisё në Pejё ka njoftuar se “me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën ‘Wesli Clark’ nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur në pjesë tё ndryshme tё trupit”.

“Viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaron pёr ngjarjen si mё lartё. Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F.B. i lindur me  1997”.

Sipas Policisë së Kosovës, për tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme”.

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se “të njëjtat do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë”.

Edhe kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes pejane Mrika Nikqi në një rrugë të Pejës.

Muhaxheri, përmes një postimi në Faceboook, tha se dhuna nuk është çështje private, por çështje sociale e politike.

“Mbi të gjitha, [dhuna] është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë”, ka shkruar Muhaxheri. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori