LAJMI I FUNDIT:

Rasti Milenko: MPJ kërkon nga Bullgaria që të përmbahet nga provokimet

Rasti Milenko: MPJ kërkon nga Bullgaria që të përmbahet nga provokimet

Telegrafi Maqedoni dje shkroi për gazetarin kontravers i cili shkatërroi pllakën përkujtimore të bullgarëve, që u vendos në majën malore të Kajmakçallanit, që u kushtohet ushtarëve bullgar të rënë në Luftën e Parë Botërore.

Ky akt ka shkaktuar reagimin e deputeti bullgar, Rosen Petrov, i cili ka kërkuar nga ministria e jashtme bullgare që të thirret në bisedë ambasadori i Maqedonisë në Sofje. Njiherit Petrov ia ka kujtuar Maqedonisë ndihmën bullgare në rastin e shpalljes së pavarëisisë nga Jugosllavia e atëhershme, pastaj edhe ndihmën ushtarake bullgare për Maqedoninë gjatë konfliktit të vitit 2001.


Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari
Lexo po ashtu Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari

Ai ka theksuar se me një sjellje të këtillë Maqedonia i rrezikon eurointegrimet. Zheljko Bojçev, deputet socialist bullgar që ka marrë pjesë në vendosjen e kësaj pllake, paralajmëroi një fushatë për ngritjen e një përmendore të përshtatshme të re.

Sot Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve bullgar duke thënë ”Nga MPJ e Maqedonisë kërkohet që fqinjët tanë të respektojnë procedurat ndërkombëtare për të vendosur buste dhe pllaka përkujtimore. Presim që institucionet në Bullgari që të shuajnë këto veprime dhe aktorët e vendosjes ilegale të pllakave përkujtimore në territorin e një shteti tjetër, të cilat më vonë mund të jenë qëllim i dhunës ose të provokojnë ndjenja negative tek qytetarët tanë” thuhet në reagimin e MPJ-së Maqedonase, reagim ky që është nënshkruar nga vetë ministri Nikolla Poposki./Telegrafi/