LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Medicus”, urdhër-arrest ndërkombëtar për Lutfi dhe Arban Dervishin

Rasti “Medicus”, urdhër-arrest ndërkombëtar për Lutfi dhe Arban Dervishin

Dy të dënuarit kryesor të rastit “Medicus”, urologu Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi të dënuar me nga 8 vjet burgim, për veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “krim të organizuar”, tashmë gjenden në listën e personave të kërkuar.

Burime të “Betim për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar. Këto veprime të organeve gjyqësore, vijnë pas arratisjes së të dënuarve nga ekzekutimi i dënimit, pas vërtetimit të formës së prerë të aktgjykimit nga Gjykata e Apelit.


Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Policia e Kosovës.“Këta persona janë në kërkim ndërkombëtar”, ka pohuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Derisa policia ka konfirmuar lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj Lutfi e Arban Dervishit, Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm ka konstatuar se ka ndërmarr të gjitha masat për zbatimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se Gjykata është duke vepruar në zbatim të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale”, është shprehur zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Arban Dervishit njërit nga dy të arratisurit e rastit “Medicus”, avokati Petrit Dushi, nuk ka dashur të prononcohet për këtë rast.

“Nuk kam koment për atë rast”, ka qenë përgjigjja e vetme që ka dhënë avokati Dushi.

Përveç Lutfi e Arban Dervishit, edhe anesteziologu, Sokol Hajdini është dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata e Apelit. I njëjti është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme, pasi ai kishte të drejtë ankese në këtë vendim.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori