LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Marigona Osmanit, dëshmitari thotë se në banesën e Dardan Krivaqës kishte shkuar për t’i kthyer kamerat 5-6 ditë prapa dhe jo për t’i fshirë

Rasti i Marigona Osmanit, dëshmitari thotë se në banesën e Dardan Krivaqës kishte shkuar për t’i kthyer kamerat 5-6 ditë prapa dhe jo për t’i fshirë
Foto: Arkiv

Dëshmitari Besart Mani, si teknik në kompaninë “Syri i Shqiponjës” tha se në gusht të vitit 2021, ditë e diel, kishte qenë në banesën e Dardan Krivaqës, pasi që ky i fundit e kishte ftuar për t’ia kthyer video-incizimet 5-6 ditë prapa.

Këtë deklarim, Mani e bëri të enjten, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku Dardan Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun, po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e të ndjerës, Marigona Osmanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.


“Në muajin gusht 2021, kam qenë në punë ka qenë e diel, kur u lajmërova në punë në mëngjes, më treguan për detyrat e mia gjatë ditës, ndërsa atë ditë kam qenë në fshatin Sazli, e pastaj në Ferizaj tek një banesë afër Spitalit. Aty ka dal m’ka marrë Dardan Krivaqa dhe kemi shku në banesën e tij. Dardani ka kërku nga unë me i kthy kamerat 5-6 ditë prapa për shkak se thoshte m’ka hy n’shpi një njeri i familjes”, rrëfeu dëshmitari Mani.

I njëjti, tha se pas kërkesës së Krivaqës, kishte bërë punën e tij duke i kthyer kamerat apo video-incizimet që i ka kërkuar i njëjti.

Po ashtu, dëshmitari Mani tha se ato incizime i kishin shikuar së bashku me Krivaqën, mirëpo sipas dëshmitarit aty nuk kishte asgjë për të dyshuar apo të pazakonshme.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sahit Krasniqi, e ka pyetur dëshmitarin nëse i njëjti a ka shkuar për t’i kthyer video-incizimet apo për t’i fshirë, pasi që në akuzën e prokurorisë thuhet se i akuzuari Arbër Sejdiu të akuzuarit Dardan Krivaqa i kishte dhënë telefonin për të thirr kompaninë e cila menaxhon kamerën, që ishte e vendosur në korridorin e banesës me qëllim që të fshihen video-incizimet, gjegjësisht provat e veprës penale.

Lidhur me këtë, dëshmitari Mani tha se ka shkuar për t’i kthyer ato video-incizime sipas kërkesës së klientit në këtë rast i akuzuari, Dardan Krivaqa.

Tutje, dëshmitari Mani i pyetur nga gjykatësi Sahit Krasniqi, se ku ndodhen incizimet e datës 20 gusht 2021, tha se nuk ka njohuri dhe që sipas tij, ka mund të kenë qenë të shkyçura nga rryma elektrike dhe me ç’rast nuk kanë punuar.

Në këtë fazë të procedurës, mbrojtësi i të akuzuarit Dardan Krivaqa, avokati Admir Salihu propozoi që për seancë të radhës të ftohet mjeku që e ka kontrolluar të akuzuarin Dardan Krivaqa në ditën kur është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit, Astrit Hoxha, mjek në emergjencën e Ferizajt.

Sipas avokatit Salihu, ky propozim bëhet për arsye se doktor Astrit Hoxha ka dhënë një deklaratë me disa rekomandime të cilat nuk janë marrë parasysh nga institucionet.

“Ky doktor ka deklaruar se i akuzuari Krivaqa ka qenë i droguar, po ashtu i njëjti ka dhënë rekomandime që të akuzuarit Krivaqa t’i bëhen disa analiza”, ka thënë avokati Admir Salihu.

Trupi gjykues mori aktvendim që lidhur me propozimin e avokatit Salihu, do të vendoset jashtë seancës gjyqësore.

Ndërsa, seanca e radhës për këtë rast u caktua më 24 janar 2023.

Gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi më 2 shtator 2022,  ka marrë aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza.

Kurse, më 23 gusht 2022, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se mbrojtësit e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët ngarkohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori