LAJMI I FUNDIT:

“Rasti i Kumanovës”, 13 të burgosur kërkojnë transferimin

“Rasti i Kumanovës”, 13 të burgosur kërkojnë transferimin

Kërkesat e shtetasve kosovarë të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” akoma janë duke u proceduar në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk dihet kur pritet komunikimi zyrtar i dikasterit të Drejtësisë me autoritete kosovare, veprim ky i cili duhet të rezulton me marrëveshje mes dy vendeve. Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu thotë se procedura është akoma në fazën e komunikimit ndërinstitucional brenda vendit.

“Sigurisht që është një procedurë e stërrngarkuar. Do të duhet të duhet të komunikohen institucionet brenda vendit tonë, pastaj të dërgohet në shtetin e Kosovës dhe gjithçka do të varet nga marrëveshja që duhet arritur mes dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, tha Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Drejtësisë


Procedura për transferim në Kosovë nisë me kërkesë individuale të të burgosurit deri tek Ministria e Drejtësisë. Kjo e fundit kërkon nga policia të di nëse i dënuari që kërkon transferim gëzon shtetësi vendase ose jo. Të dënuarit kërkesat për transferim i kanë dorëzuar përmes avokatëve mbrojtës. Avokati Naser Raufi ka nisur 6 kërkesa, Artene Ademi gjithashtu 6 kërkesa, 5 për në Kosovë dhe një për në Shqipëri, ndërsa Mefail Arsllani një kërkesë.

Transferim nuk duan të dënuarit Hajrush Avdija, Shefqet Hallaqi dhe Valdet Zekaj. Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm. Kushti për realizimin e transferimit të personave të dënuar, sipas marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara mes qeverive të tri shteteve, konventave ndërkombëtare dhe Konventës Evropiane për transferimin e personave të dënuar e nënshkruar në Strasburg në vitin 1997 është njohja e akuzës dhe vendimit gjyqësorë.

Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, Gjykata Penale në vitin 2017 dënoi 37 persona me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm. Nga të dënuarit, 16 prej tyre janë shtetas të Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, një shtetas gjerman ndërsa të tjerët shtetas të Maqedonisë së Veriut./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori