LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Kumanova”, avokatët kërcënohen me bojkot të seancës (VIDEO)

Rasti “Kumanova”, avokatët kërcënohen me bojkot të seancës (VIDEO)

“Kumanova”, avokatët kërcënohen me bojkot të seancës (Video)

Nëse të akuzuarit e rastit të Kumanovës gjatë ditës së nesërme në seancë do të sillen të keqtrajtuar, avokatët do të kërkojnë që seanca për rastin e Kumanovës të anulohet deri në gjetjen e pjesëtarëve që i keqtrajtojnë dhe të ndëshkohen në bazë të ligjit. Gjatë seancës në fundit gjatë sjelljes dhe gjatë kthimit për në burg sipas avokatëve të akuzuarit Dem Shehu, Andi Krasniqi ,dhe Shefket Kallaçi kanë qenë të keqtrajtuar, ka bërë të ditur Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.


“Po të jenë të keqtrajtuar nesër kur do të sillen në gjykatë , unë do të insistoj që të bojkotohet seanca deri sa të mos rregullohen kushtet dhe parakushtet që gjykimi të jetë i drejtë, ashtu siç duhet sipas ligjit për procedurë penale. Unë mendoj se kësaj kërkesë do ti bashkëngjiten edhe avokatët dhe të akuzuarit të tjerë pasi që mendoj se kësaj torture duhet ti vijë fundi një herë e përgjithmonë që e përcjellë këtë proces që nga fillimi i kësaj lënde”, ka thënë avokati i tyre Naser Raufi.

Avokati Asmir Alispahiç vlerëson se Ministria e drejtësi dhe Ministria e punëve të brendshme duhet të angazhohem më shumë për gjetjen e fajtorëve, pasi sipas tij ata kanë të dhënë të sakta për pjesëtarët të përfshitë në transportin e të akuzuarve.

“Do të duhet të angazhohet më shumë Ministria e drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të hetohet se kush në mënyrë vazhdueshme është duke e bërë këtë , pasi që saktë e dinë se cili pjesëtarë i njësisë atë ditë është në punë, e dinë saktë se cili pjesëtarë cilën të akuzuar e transporton nga burgu dhe e dinë se kush e kthen, dhe për këtë mendoj se duhet që institucionet të reagojnë”, ka thënë avokati Asmir Alispahiç.

Seanca për rastin e Kumanovës duhet të mbahet gjatë ditës së nesërme ku do të duhet të dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur, gjegjësisht pjesëtarët njësisë speciale që morën pjesë në përleshjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori