Rasti i foshnjës që u gjet në qese mbeturinash, reagon Xheneta Fetahu: Pse jetojnë nënat e tilla?

Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në qese mbeturinash në Prishtinë ka bërë që të ketë reagime të shumta.
Një të tillë e ka bërë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu.
Ajo reagon e prekur për ngjarjen në fjalë, meqë ka pasur një fëmijëri jo edhe aq të mirë, teksa ishte braktisur nga e ëma.
Postimi i plotë i Fetahut (pa ndërhyrje):
“Sot gjithë ditën kam qenë jashtë mase e mërzitur nga ky rast dhe realisht mendoj se pse jetojnë ‘nënat e tilla’.
Shumë po shumë gra luftojnë me përjetu të paktën një herë ndjenjën e të qenurit nënë e disa hedhin tek mbeturinat.
E tani më thoni pse gjykon nënat që lënë fëmijët, A duhet desht nënat e tilla?”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/05/2025
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































