LAJMI I FUNDIT:

Rasti Dehari, nis intervistimi i dëshmitarëve, ndër ta edhe ish-komandanti i Policisë

Rasti Dehari, nis intervistimi i dëshmitarëve, ndër ta edhe ish-komandanti i Policisë

Ka më shumë se një javë që kur Policia e Kosovës ka filluar me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Në mesin e të intervistuarve do të jetë edhe ish- komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, të tjerët janë gardianë të qendrës së paraburgimit në Prizren si dhe staf mjekësor.

Avokati i familjes Dehari, Tom Gashi, tha se gjithë të intervistuarit do të jenë në cilësinë e dëshmitarit.


“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë një urdhëresë, apo një vendim me të cilin i ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të marrin në pyetje mbi 15 dëshmitarë që shumica prej tyre janë të njëjtë janë një pjesë e madhe gardianë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Janë stafi mjekësor që ka qenë në Qendrën  e Paraburgimit në Prizren. Risia është se do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit edhe ish-komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi dhe sipas vendimit të Prokurorisë pastaj ata do të vendosin që pas grumbullimit të këtyre provave se si do të vazhdojë më tutje në rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, tha Gashi për Ekonomia Online.

Por, vendimin e Prokurorisë Speciale, Gashi po e quan të gabueshëm pasi sipas tij po përsëriten veprimet të cilat janë ndërmarrë edhe më herët.

Gashi thotë se një pjesë e këtyre të intervistuarave do të duhej të ishin në cilësinë e të dyshuarve për rastin e Astrit Deharit.

“Unë besoj që Prokuroria krejtësisht në mënyrë të gabueshme kanë nxjerrë këtë vendim meqenëse thuajse janë duke u përsëritur veprimet që janë ndërmarrë edhe më herët. Mirëpo tani dallimi është se hetimet është duke i kryer njësia regjionale e Prishtinës, Drejtoria për Krim të Organizuar dhe janë hetues krejtësisht të tjerë, të cilët janë hetues më të mirë dhe janë të nivelit të punës së tyre. Por, unë besoj që së paku një pjesë e tyre që janë duke i intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve do të duhej të ishin të intervistuar në cilësinë e të dyshimtëve”, u shpreh Gashi.

Gashi tha se po presin të përfundojnë këto hetime dhe pastaj përsëri do t’i bëjnë një kërkesë prokurorit që të nxjerrë një vendim për zhvillimin e hetimeve, në të kundërtën thotë se do të bëjnë një kallëzim penal.

“Nëse Prokuroria këtë nuk e bënë atëherë thjesht në mënyrë ligjore do ta detyrojmë, sepse do të paraqesim kallëzim penal kundër të gjithë përgjegjësve dhe aty mund të ketë edhe zyrtarë të Prokurorisë apo vetë prokurorë që kanë qenë të involvuar më herët. Pastaj në kallëzim penal do të përfshijmë edhe hetuesit që janë të përfshirë në rastin e vrasjes së Astrit Deharit duke e theksuar sipas tyre një periudhë kohore shumë të shkurtë ndoshta pas disa minutave që sipas tyre kinse ka qenë vetëvrasje dhe të gjithë përgjegjësit që kanë sjellë tek kjo situatë që as pas tri vjetëve, rasti mos të identifikohet në mënyrë të ligjshme që është rast i vrasjes”, u shpreh Gashi.

Sipas Gashit, intervistimi i 15 personave për rastin e Astrit Deharit do duhej të përfundonte deri në fund të dhjetorit të këtij viti ose eventualisht deri në janar të vitit 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori