LAJMI I FUNDIT:

Rasti Dehari dhe shkarkimi i kryeinspektorit Topalli, Gruda i PDK-së: Ajo që duhet të shkarkohet është Albulena Haxhiu

Rasti Dehari dhe shkarkimi i kryeinspektorit Topalli, Gruda i PDK-së: Ajo që duhet të shkarkohet është Albulena Haxhiu

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka reaguar pas shkarkimit të kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli.

Gruda në një reagim në Facebook ka shkruar se shkarkimi i Topallit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.


Ish-kryeinspektori Topalli tregon si ka qenë dhoma e burgut ku ishte Astrit Dehari
Lexo po ashtu Ish-kryeinspektori Topalli tregon si ka qenë dhoma e burgut ku ishte Astrit Dehari

Ai ka shtuar se ajo që duhet të shkarkohet është ministrja Haxhiu.

“Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo që duhet të shkarkohet është Ministrja e Drejtësisë”, ka shkruar Gruda.

Postimi i plotë:

Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij. Shkarkimi nga pozita e kryeinspektorit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.

Albulena Haxhiu është tash e dy vite Ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë.

Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ajo që duhet të shkarkohet është Ministrja e Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori