LAJMI I FUNDIT:

Rasti i amabasadorit Berishaj, pyet Haradinaj: Ku janë kufijtë moral të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani

Rasti i amabasadorit Berishaj, pyet Haradinaj: Ku janë kufijtë moral të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Koraci, Martin Berishaj, për të cilin së fundi është raportuar për përfshirjen e tij në një “skandal financiar”.

Haradinaj, në llogarinë e tij në Facebook, duke përmendur disa çështje në lidhje me ambasadorin Berishaj, ka pyetur se ku janë kufijtë moral të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Ai thotë se presidentja duhet të sqarojë se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë ambasadorit Martin Berishaj, me procedura të përshpejtuara dhe a i ka lënë kohë të mjaftueshme AKI-së për të verifikuar aktivitetin e ambasadorit.


“Përderisa kryeministri Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik, dhe duke pasur parasysh se pronari i saj, sipas tij, është nip i Jovica Stanishiqit, shefit famëkeq të sigurimit serb, cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo kompani, sapo erdhi në pushtet”.

“A janë në dijeni Presidentja dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?

Rasti i ambasadorit Berishaj, të gjitha akuzat e opozitës dhe sqarimet e pushtetit
Lexo po ashtu Rasti i ambasadorit Berishaj, të gjitha akuzat e opozitës dhe sqarimet e pushtetit

A është pikërisht frika se po zbulohet ky skandal, shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?

A po pengohen organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal? Ku janë kufijtë moral të Kryeministrit dhe Presidentes.

Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, mediumi slloven “Planet TV” të enjten ka raportuar për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Ambasadori Berishaj i ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi, te politikani slloven./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori