Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar historinë e shkuar kriminale të Altin Çokut, i cili dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare dy ditë më parë.
Karamuço tha se ai e kishte kthyer Tiktok-un në burim të të ardhurash, aty ku shante dhe shantazhonte njerëz.
Madje i ka shantazhuar një tjetër vajzë në Kurbin para disa vitesh, duke i lyer të vëllanë me benzinë nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.
“Ky person është futur tek influencierët, të cilët fitojnë shumë para nga daljet për këtë arsyet shajnë e bëjnë gjithçka. Shpërthime, djegie makinash, rrëmbime për shkak të konflikteve të nisura në rrjete. Ky personazh e ka filluar karrierën në Kurbin merr një te mitur e hedh në një kazan plehrash i hedh benzinë dhe tenton ta djegë duke shantazhuar motrën e të miturit për të kryer marrëdhënie seksuale. Është dënuar me 16 vite në atë kohë po nuk di si ia ka hedhur. Ka një vepër të dyte penale shtrëngimi me anë të kanosjes nëpër rrjetet sociale. Ka një aksident automobilistik me humbje jete, nuk e di si ka dalë i pafajshëm. Dy tre ankesa që po verifikohen”.
“Është person përsëritës problematik. Kur je i sëmurë mendor dhe kryen vepër penale, ligji parashikon shtrim të detyruar në spital psikiatrik. Këta njerëz nuk mund të lihen të lirë dhe nuk mund të jenë në përdorim të këtyre rrjeteve, po vrasin njerëz. Është dëgjuar duke kërcënuar për akte terrostite, për vrasje dhe askush nga organet e policisë nuk e ka mbajtur nën mbikëqyrke. Mund të ishte parandaluar duke pasur parasysh krimeve të mëparshme. Ne sot këto rrjete sociale i kemi jashtë kontrollit, vetë institucionet nuk kanë një strukturë për të kapur në kohë ngjarje të tillë që përbëjnë vepra penale”.
“Në rastin konkret, ishte shantazh për të përfituar para, ose shërbime seksuale. E ndjera ka qenë në nevojë të madhe, kushtet nuk kanë qenë të mira ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Merrej me punë të rëndomta, këta shfrytëzojnë nevojat dhe të fusin në një qarkull që nuk del dot më dhe nuk kërkon dot as ndihmë”, u shpreh Karamuço në ‘Top Talk’ .
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe