LAJMI I FUNDIT:

Rastet urgjente që referohen nga mjekët, MSH duhet t’i dërgoj për shërim jashtë vendit brenda 72 orëve

Rastet urgjente që referohen nga mjekët, MSH duhet t’i dërgoj për shërim jashtë vendit brenda 72 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka filluar tashmë t’i dërgojë për trajtim jashtë vendit pacientët të cilët janë në gjendje të rëndë e me shumë djegie të shkaktuara nga shpërthimi i së martës në Ferizaj, i cili la të lënduar 42 persona.

Dy nga këta pacientë mëngjesin e së martës janë nisur për në Turqi, ndërsa edhe dy të tjerë janë në pritje.


Nga mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, janë gjashtë pacientë të cilët janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit, ndërsa deri më tani Turqia ka pranuar t’i trajtojë katër prej tyre.

Në lidhje me këtë për Telegrafin ka folur zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola, i cili tha se janë tri mundësi që i ka Kosova për dërgimin e pacientëve jashtë vendit.

“Ne i kemi tri mundësi, që t’i dërgojmë në Turqi, Maqedoni të Veriut ose Shqipëri, nëse janë urgjent ata për 72 orë dërgohen, por duhet të kemi kujdes sepse duhet të zgjedhet edhe spitali edhe kirurgu që merret me rastin specifik, pasi varet edhe prej llojit të djegies, varet ku është i djegur, varet në cilin spital është kirurgu më i mirë plastik i cili pranon t’i trajtojë, të gjitha këto duhet të merren parasysh”, tha Gola.

Gola theksoi se nëse pacientët janë në gjendje të rëndë dhe dokumentet e tyre janë të nënshkruara nga tre mjekë, atëherë ata për 72 orë duhet të dërgohen jashtë vendit.

“Nëse dokumentet për këto gjashtë raste janë nënshkruar nga tre mjek edhe janë raste urgjente, ne e kemi obligim që brenda 72 orëve t’i dërgojmë jashtë vendit”, tha zëvendësministri Gola.

Neni 5, i Udhëzimit Administrativ për Trajtim Mjekësor jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike në Kosovës, rregullon edhe procedurën për rastet emergjente.

Sipas këtij Neni, “aplikimi për rastet emergjente dorëzohen në Divizionin për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, brenda afatit prej 72 orësh (3 ditë), nga momenti i lëshimit të raportit emergjent dhe fletëlëshimi për rastet e spitalizuara, duke mos llogaritur ditët e vikendeve dhe festave zyrtare”.

Ndryshe, për momentin janë edhe dhjetë pacientë duke u trajtuar, të cilët edhe pse me djegie mesatarisht të rënda, sipas drejtorit të kësaj klinike, Zejn Buja ata janë në gjendje stabile.

Buja tha se këta 10 pacientë për momentin janë në gjendje stabile, megjithëse kanë djegie mesatarisht të rënda.

“Në Klinikën tonë kemi edhe 10 pacientë nga rasti në Ferizaj të cilët jemi duke i trajtuar, janë me djegie mesatarisht të rënda, janë në gjendje të rëndë, por për momentin stabil”, u shpreh ai.

Ai njoftoi se deri më tani vetëm për gjashtë pacientë kanë dhënë udhëzime për t’i trajtuar jashtë vendit.

“Këta 10 pacientë janë të shtrirë dhe po trajtohen në klinikë, gjashtë të cilët i kemi dërguar për në kujdes intensiv, ata janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit, gjë për të cilën tashmë është përgjegjëse ministria, më nuk kemi informacione për ta”, tha Buja për Telegrafin.

Ndryshe, dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj tashmë janë nisur për trajtim në Republikën e Turqisë, teksa edhe dy të tjerë po presin për tu nisur.

Këto, janë vetëm disa nga pasojat e një shpërthim të frikshëm që ka ndodhur të martën pasdite në një qendër tregtare në qytetin e Ferizajt, ku 42 persona kanë pësuar lëndime.

Shpërthimi, i cili dyshohet të jetë i një bombole gazi në një lokal brenda qendrës tregtare, la shumë dëme prapa vetes, mbi të gjitha në njerëz, pasi gjashtë nga të lënduarit janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit, duke qenë se Kosova nuk ka një Qendër për trajtimin e Djegieve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori