LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave

Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja me COVID-19 duke çuar kështu në 13 mijë e 100 numrin e personave të infektuar me virus.

Po ashtu, IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 239 raste, transmeton Telegrafi.


Nga COVID-19, ka humbur jetën edhe një qytetarë, numri i viktimave ka arritur në 499.

Nga rastet e reja të konfirmuar me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 36 raste, pastaj, komuna e Gjilanit 24 raste.

154 të shëruar, 119 raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19
Lexo po ashtu 154 të shëruar, 119 raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19

Komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste.

Komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste.

Komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste.

Komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.

IKSHPK ka bërë të ditur se aktualisht raste aktive janë 3 mijë e 362./Telegrafi/